Powered by Cabanova
Lidhja e shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani
Pal Sokoli Wuppertal U KRIJUA LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI OXHAKU I KULTURES SHQIPE NE VATREN E EUROPES Me datën 9 Dhjetor 2006 në Wuppertal të Gjermanisë u mbajt tubimi i krijuesve të të gjitha zhanreve për krijimin e një Sofre Shkrimtaresh,artistësh,dhe krijuesish nga ku do të kenë mundësinë secili krijues të jap kontributin e tij për afirmimin e krijimtarisë se tij dhe prezantimin para Sofrës së madhe Europës dhe me gjerë. Tubimi u hap me poezinë e Gjergj Fishtës 28 Nëntori të recituar me shumë pasion nga recituesi tani më i njohur Musa Mulolli. Në emër të grupit nismëtarë të përbërë nga Martin Çuni,Liman Zogaj,Pal Sokoli, tubimin e hapi Liman Zogaj duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e theksuar nevojën e kamotshme qe krijues më në fund ta gjejë dritën e vet ne vatrën qe do ta krijojmë se bashku sot, dhe fjalën ja dha z. Martin Çuni. Z. Martin Çuni bëri zbërthimin e plan programit të parapërgatitur dhe të shpallur edhe të masmediumet e ndryshme disa ditë me parë,foli për qëllimin e pastër të bashkimit të të gjithë krijuesve qe shqiptarë qe veprojnë në Gjermani pa dallim shtrirje gjeografike,pa dallim përkatësie politike,fetare apo dallimeve tjera të ngushta. Ne kemi ftuar krijuesit e të gjitha zhanreve, jemi konsultuar dhe kemi mbështetjen e pothuaj se të gjithë krijuesve jo vetëm nga Gjermania por edhe më gjerë. Kemi ftuar edhe përfaqësuesit e të gjitha asociacioneve qe të na përkrahin në realizimin e programit për formimin e një shtëpie shqiptare prej nga edhe do të prezantohet me e gjithë golgota shqiptare si një formë e një Holokausti të ri në Europë para publikut gjerman dhe më gjerë. Martini e theksoj edhe përgjegjësinë dhe nevojën e prezantimit të denjë të kulturës sonë e cila nuk guxon më të tolerohet por ajo edhe të jetë urë e lidhjes me atdheun edhe urë e lidhjes me popullin ku po jetojmë. Të pranishmit i përshëndeti edhe Pal Sokoli njëri ndër nismëtaret i cili pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit e potencoj nevojën për themelimin e një asociacioni të tillë me rendësi të dyfishtë,edhe për krijuesit e tanishëm edhe për motivimin dhe përkrahjen e krijuesve të ri,si edhe për prezantimin me kompetencë te kulturës shqiptare në përgjithësi.Ky hap duket i vogël në shikim të parë por besoni se çdo hap i parë duket i vogël por pa e bërë këtë hap nuk mund të dalim nga kjo amulli e krijuar,ky hap i cili do të bënë kthesë, me energjinë dhe aktivitetin e përbashkët do ta krijojmë ardhmërinë e krijuesit, Nëna Terezë na ka mësuar Sa lutesh njëqind herë për dritë,më mirë ndezë një qiri të vogël.prandaj më këtë hap të vogël të krijojmë atë që të gjithëve na ka munguar në diasporë. Pali konstatoj edhe përkrahjen qe kishte marrë kjo nismë nëpër mes letrave,internetit dhe thirrjeve nga krijues të ndryshëm shqiptarë. Fjalën e mori edhe shkrimtari dhe piktori Llemadeo (Llesh D.) i cili përshkroi me disa fjalë krijimtarinë e tij në lëmin e letërsisë, artit dhe gazetarisë, përkrahu këtë nismë e cila duhet të bashkoj krijuesit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare,dhe theksoj se vetëm krijimtaria letrare,artistike të jetë kriter qe na bashkon rreth kësaj Lidhje të shkrimtarëve pa dallime të asnjë dimensioni dhe pa politikë. Kjo lidhje do tju jepte mundësi edhe krijuesve të vjetër edhe të rinjve ta promovojnë vetën në diasporë. Llemadeo dha edhe pëlqimin për themelimin e shtëpisë shqiptare qe do të ishte zëdhënëse e vërtetë për shqiptarët në Europë dhe më gjerë. Llemadeo propozoj qe emërtimi të behët Lidhje e shkrimtarëve artistëve dhe krijuesve shqiptarë në migracion,temë e cila u diskutua deri në zgjedhjen e bordit udhëheqës. Ali Berisha shkrimtarë foli për nevojën e kamotshme të një Lidhje shkrimtaresh dhe propozoj qe te zgjedhën sa më shpejt edhe grupet udhëheqëse qe do ti marrin përgjegjësitë për veprime të mëtutjeshme. Arsim Kajtazi shkrimtarë e piktorë e përkrahu gjithashtu këtë nismë e cila është e qëlluar,dhe duhet të përkrahet me veprime konkrete e jo me deklarime qe mund te mbesin vetëm në letër,çdo fillim është ca i vështirë por ne do të bëjmë çmos të lidhemi edhe me institucionet tona në Shqipëri dhe në Kosovë. Emërtimi të jetë Qendër kulturore dhe si dimension të vetin ta ketë orientimin artistik dhe jo më vonë të na marrë konotacione politike.A. Kajtazi ishte edhe për atë qe Qendra të mos të ngarkohet me shumë sektor në mënyrë qe ti ikët ngarkesave administrative, dhe theksoj nevojën e bashkëpunimit me Qendra të ndryshme nëpër Europë. Rrustem Geci- shkrimtarë, i cili për poezi po atë ditë mori çmimin e tretë Kadmus në Athinë të organizuar nga Klubi i ShkrimtarëveDrita foli për nevojën e vetorganizimit. Mos ti fiksohemi kurrfarë emërtimi por të vetorganizohemi se në Gjermani kemi afër 650 mijë shqiptarë e 120 mijë krijues,ndihmat financiare nga institucionet tona me aq pak buxhet për kulturë do të jenë të pa mundura.Poeti Hasan Qyqalla tha se e përkrah gjithashtu këtë nismë dhe u deklarua qartë për orientimin e saj kulturor pa kurrfarë ndikimi nga spektri politik. Alketa Tabaku krijuese nga Shqipëria tha se ne është me se e nevojshme te formohet një lidhje e tillë,por ne duhet ta mendojmë një anëtarësi minimale për tu vetë mbajtur dhe të kërkojmë edhe donator qe do ta përkrahin projektin tonë. Vehbi Musa tha se krijuesit janë dhe duhet te mbesin jashtë politikës kështu qe ky tubim dhe formimi i Lidhjes së krijuesve është më se i domosdoshëm. Isak Guta tha se unë e përkrah me gjithë zemër ketë nismë sepse unë mendoj se krijuesi duhet ta ketë një derë ku mund te troket dhe ku e din se takon kolegët krijues. Regjisori dhe autori i librit për Aleksandër Moisiun z. Guta tha se duhen të gjinden rrugë qe Diaspora ta financon vet këtë organizim te krijuesve qe të jetë sa më e fuqishme. Piktori Asllan Dibrani tha se me vjen shumë mirë se jemi mbledhur për të bërë diçka rreth kulturës duke e i dhënë fund organizimeve politike për të cilat duhet të kujdeset shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë. E përkrahu këtë nismë,dhe propozoj qe shtëpisë se kulturës ti jepet emri Ismail Kadare. Ramiz Kelmendi krijues dhe jurist e shpjegoj përparësinë administrative qe emërtimi ti mbetet Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani të propozuar më parë me qrast pas një debati konstruktivë me shumicë votash u vendos qe të mbetet ky emërtim. Kardiokirurgu dhe krijuesi Kolë Daka përshëndeti gjithashtu këtë nismë të mbarë dhe kërkoj nga të gjithë përkushtim dhe transparencë në punën e mëtutjeshme. Me propozime dhe me aprovime nga të pranishmit u formua edhe bordi udhëheqës i Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani si dhe u zgjodh me shumicë votash edhe kryetari i saj z.Martin Çuni . Bordi u formua nga këta krijues: Martin Çuni(kryetar), Liman Zogaj, Pal Sokoli,Shqipe Demiri, Rrustem Geci,Lleshi D. Llemadeo, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, Alketa Tabaku, Asllan Dibrani,Kolë Daka, Ramiz Kelmendi dhe Xhevat Ukshini . Tubimin e përshëndeten edhe Imer Lladroci dhe Bedri Veseli, dhe pastaj e mori edhe një herë fjalën z. Martin Çuni në emër te bordit si kryetar i posa zgjedhur dhe i falënderoj për besimin qe i dhanë dhe tha se Do të bëjmë përpjekje qe të koordinojmë humanizmin dhe guximin tonë dhe ta prezantojmë para botës në mënyrë të denjë. Të pranishmit ishin vërtetë të interesuar qe të krijojnë një Sofër krijuesish dhe ishte ajo pra fryma krijuese qe bashkonte sikur të ishim parë disa herë në mes veti edhe pse kishin ardhur pothuaj se nga të gjitha republikat e Gjermanisë dhe nga gjeografia jonë kombëtare. U vendos qe në tubimin e ardhshëm të zgjedhën udhëheqësit e zhanreve të ndryshme artistike qe do veprojnë brenda kësaj Lidhje. Çka është për tu theksuar se deri me tani janë prononcuar disa shoqata të ndryshme artistike qe dëshirojnë të veprojnë nen emrin e Lidhjes së shkrimtarëve , artistëve dhe krijuesve Shqiptarë. Ideja dhe programi i kësaj Lidhje qe në një të ardhme të kemi edhe shtëpinë e kulturës shqiptare dhe formimi i një Lidhje Euro-shqiptare mbeten qëllime qe me ndihmën e krijuesve dhe të gjitha asociacioneve tjera ne diasporë te realizohen. Pal Sokoli LIDHJA E SHKRIMTARËVE;ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI ORGANIZOJ ORË LETRARE NË ESEN-GJERMANI E Diele 04.02.07 ne Esen u mbajt Orë letrare e organizuar nga Lidhja e shkrimtarëve,artiste dhe krijuesve shqiptaré ne Gjermani e formuar para disa muajsh ne Wupertal. Salla e vogël e kishës Jona ne Esen i ngjante një byne teatri alternativ ku ishin tubuar rreth e qark sofrës poetike dhe kulturore dashamir te fjalës se shkruar,recitimeve,këngës a edhe diskutimeve rreth historikut tonë arbëror e kulturor. Me hapjen e fjalës përshëndetëse poeti Liman Zogaj si nikoqir i këtij takim përshëndeti te pranishmit duke uruar qe betimi dëshmorëve te rëne për Kosovën te realizohet me propozimin e fundit për fatin e pavarur te Kosovës,ndërsa hapin e parë artistik e beri Musa Mulolli me recitimet e tij tashmë te dëshmuara nga Lahuta e Malësisë e Gjergj Fishtës. Pastaj fjalën e mori Martin Çuni kryetar i bordit te Lidhjes se shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë ne Gjermani. Martini foli për fatin e pa zgjidhur te shqiptarëve qe nga Iliret e deri te gjakosja e fundit për Kosovë. Pastaj si përkujtim për dëshmorët Gërvalla dhe Kadri Zeka, evokoj kujtime sidomos për Jusufin si kolegë pune si gazetarë kur ju kishte kumtuar urdhri qe emri i tij te mos emitohet ne eter si i papërshtatshëm,ku atëherë tha ai na u rrit admirimi edhe me shumë për Jusufin. Poeti Shaban Cakolli recitoj poezi nga përmbledhja e tij e fundit,Rrustem Geci foli gjithashtu edhe për punën e tij artistike dhe për fatin e kulturës neper kohé,pastaj lexoj poezi nga krijimtaria e tij poetike dhe nga përmbledhja e tij krijuese afër 1500 faqe e përmbledhur me titull Kanuni Poetik . Pastaj Eljesa Alija na këndoj kënge për Kurbetin dhe para krijuesve shprehi pasionin e vet për këngën duke i lutur krijuesit te i shkruajnë këngë për raportuarin e saj te ardhshëm. Poezi recituan edhe poetet Sadri Gashi, Kolé Daka, Liman Zogaj dhe Pal Sokoli. Alketa Tabaku foli për Lidhjen e shkrimtarëve qe dita e ditës po e ringjall aktivitetin kulturor dhe për perspektiven e suksesshme te saj. Pastaj Shkrimtari, piktori dhe fotografi Llesh Dukagjini-Llemadeo nga Shkodra foli për te drejtën historike te shqiptarëve për shumë vepra te mëdha kulturore ,politike qe nga Mitologjia,Iliret si populli me i ngritur ne Ballkan e deri ne ditët e sotme ku e sheh shumë te nevojshme themelimin e kësaj Lidhje qe te kemi dhe ta shfrytëzojmë mundësin te prezantojmë para publikut Shqiptarë dhe Gjerman,e ne një te ardhme edhe Europian. Llemadeo foli se si shumë nga te arriturat tona na janë përvetësuar nga okupuesit e ndryshëm e detyrë e jona është te i dëshmojmë si te tonat. Këtë Orë letrare e përmbyllen për bukuri valltaret e shkollës shqipe te Esenit dhe Krefeldit; Abelindë,Diellëz,Rrezartë, Abetare dhe Albulenë Zogaj te udhëhequr nga mësuesja Vitore Pergjoka. Pas sofrës poetike bordi i Lidhjes se shkrimtarëve u mbledhë për shqyrtimin e detyrave te ardhshme te veprimtarisë. I ftojmë te gjithë krijuesi për bashkëpunim vëllazëror.
- Homepage
- LSHAKSH-ne Gjermani-Bordi
- Lajme rreth Lidhjes
- Poezi nga Lidhja
- Gedichte von Pal Sokoli
- Lidhje-Vegza
- Kontakti dhe letra nga miqët
- Anëtarsohu ne LSHAKSH-ne Gj
- Antarët e Lidhjes
- Anëtar nderi
- Kush paguan dhe kush jo
Banner COM