Powered by Cabanova
WUPPERTAL: Më 09.DHJETOR.2006 U formua LSHAK-shqiptar në Gjermani
Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani në bazë të vendimit të kryesisë së saj vazhdon manifestimin tradicional ”Azem Shkreli ” dhe shpallë: Konkurs letrar e artistik për mërgatën “Azem Shkreli 2016”. Do të shpërblehen me të holla dhe me mirënjohjen me këtë emër me: 1.Çmim letrar; “Azem Shkreli “. 2.Çmim artistik; “Azem Shkreli”. 3.Çmim krijues( Pikturë, Skulpturë dhe novacione tjera); “Azem Shkreli”. Juria profesionale do të shpërblej sipas kritereve të lartshënuara vetëm konkurruesit tanë shqiptarë nga mërgata për vepra të realizuara përgjatë vitit 2015, derisa pikturat nuk do të kanë kohë të caktuar. Autorët duhet veprat e tyre të botuara ti dërgojnë ne tri kopje deri me dt. 20.03.2016, në adresën: Pal Sokoli Friedrich-Ebert-Str.136b 42117 Wuppertal Piktorët, skulptoret apo krijuesit tjerë konkurrues paraprakisht duhet të dërgojnë nga një kopje të punimeve te tyre në: Email: palsokoli@hotmail.com dhe do të ekspozojnë punimet e veta ditën e manifestimit.. Shpallja e fituesve bëhet në Manifestimin kushtuar shkrimtarit tonë Azem Shkreli qe do të mbahet me 28 maj 2016 ne : “Haus Ennepetal” Gasstraße -10 58256 - E n n e p e t a l. Me nderime të veçanta: Komisioni organizativ i LSHAKSH-së në Gjermani Kryetari: Pal Sokoli Mobil: +491774157694 Wuppertal,09.02.2016 NËPËRMJET FJALËS SË BUKUR DHE TË CMUAR SHQIPE, USHQEHET SHPIRTI, MENDJA, TRUPI DHE FORCOHET KOMBI. E gjithë kjo sipërmarrje nga kryetari LSHAKSH- në Gjermani, zoti Pal Sokoli, stafi drejtues i kësaj lidhje dhe mbështetja kolosale e familjes Shkreli, nuk ishte e rastësishme. Është viti i nëntë që kurorëzoi me sukses, manifestimin letraro-artistik dhe konkursin letrarë me ikonën e fjalës magjistrale, AZEM SHKRELI. - “Lindja e agimit të ndezur dhe të ngrohtë, e ditës së shtunë, me 6 qershor të këtij viti, më gjeti në udhëtim bashkë me time bijë, e cila është “prapaskena mbështetëse” e iniciativave dhe sukseseve të mija. Rruga më zgjatej nga frika, se nuk do jemi në orën e përcaktuar në Ennepetal dhe petali i gazit ( këmba e rëndë, apo energjia magnetike e festës) e kalonte në mënyrë të shpenguar shpejtësinë e lejuar. Hyrja në Gjermani ishte më e shpejtë seç e menduam, pavarësisht kufizimeve të tmerrshme të shpejtësisë në disa sekuenca ku po punohej. Ndaluam tek im vëlla Agimi ( i cili banon në Gjermani, 45 km larg nga Ennepetal), për t’u çlodhur, për të marrë frymën pozitive dhe qetësinë e nevojshme, në ikjen për në eveniment.” Mbërritëm në orën 12:45 në “ Haus Ennepetal”. Shtëpia e Kulturës e këtij qyteti. Në hyrje, ishin miq që na drejtuan për tek salla ku do të organizohej aktiviteti. Pasi kjo ndërtesë është tejet komplekse, përsa i përket “detyrave” të saj në shërbim të dëshirave, pasioneve, të niveleve të ndryshme të njerëzve. Në prag të derës, na prisnin duke respektuar zakonet, të Zotët e Shtëpisë, zoti Pal Sokoli dhe i biri i familjes Shkreli, zoti Valon Shkreli, me përshëndetjet dhe ngrohtësinë e mirë se ardhjes, siç dinë dhe e ofrojnë vetëm shqiptarët. Emocionet po bënin punën e tyre. Minutë pas minute salla po mbushej me individualitete të artit nga të gjitha anët e Europës. Takimet e përqafimet vëllazërore, bënin të ndjeheshe në shtëpi. Edhe pse për mua, ishte hera e parë që takohesha drejtëpërdrejtë, më dukej se i njihja të gjithë prej kohësh. Dhe gjithë kjo, falë gjuhës tonë të ngrohtë, miqsore, me humor dhe batuta nga më të këndshmet, mbi artin në përgjithësi dhe jetesën tonë në përditshmëri. U fikën dritat ngadalë, sikur rënia e muzgut! Në sfond përballë nesh, u shfaq emblema e artit shqiptarë, i madhi Azem Shkreli. Nga mënyra e pozicionimit në fotografinë e tij, të dukej sikur na priste me padurim të na shikonte, të na dëgjonte dhe të na ndjente nga afër, bashkëkohësit e tij dhe ndjekësit e udhës së tij të ndritur me një buzëqeshje mistike, ndoshta dhe pak dilematike. Në podium buçet kënga e të papërsëritshmes Vaçe Zela, “ Kënga e Turpit” me tekst të Azem Shkrelit, që bën të ditur hapjen soleme të aktivitetit. Moderatorja, zonja Sevëme Fetiqi ( poete, publiçiste dhe aktiviste e Lidhjes), hap Manifestimin me përshëndetjet e ngrohta dhe me prezantimin e agjendës dhe të individualiteteve pjesëmarrës, duke e ndarë këtë aktivitet në dy pjesë. - Pjesa e parë, u karakterizua nga vallet e nxënësve të talentuar të Shkollës Shqipe “Dituria e Heilderbergut, përgatitur nga mësueset Shqipe Gara Berisha dhe Gonxhe Letmi Begisholli, recitimin e një poezie për Azem Shkrelin nga artistja simpatike Anisa Mulolli. Në emër të LSHAKSH-s në Gjermani, të pranishmit i përshëndeti, kryetari i Lidhjes zoti Pal Sokoli, zoti Hasan Qyqalla në emër të LSHKM, zoti Martin Çuni (kryetar nderi) pastaj i ardhur nga Suedia, zoti Hysen Ibrahimi kryetar i Shoqatës Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “ Papa Klementi XI Albani”dhe miq të tjerë. Nga jeta dhe vepra e Azem Shkrelit evokoi miku i tij, profesor Daut Demaku, i ardhur posaçërisht për këtë manifestim në mesin tonë nga Kosova. Vazhdimi i pjesës së parë, titulluar ”Me Azem Shkrelin ” prezantoi krijimet tona letrare kushtuar Azem Shkrelit dhe recitime nga veprimtaria e Azem Shkrelit. Nga, znj Gonxhe Letmi Begisholli, z. Neki Lulaj, z. Sadri Gashi, z. Hasan Qyqalla, Seveme Fetiqi, z. Selajdin Gashi, z. Arif Molliqi... Ku spikati dhe recitimi plot pasion i aktorit të Lidhjes z. Musa Mulolli, nga xhevahiret e Patër Gjergj Fishtës, i cili u pritë me ovacione. Në vazhdim u shfaqën video të Azem Shkrelit me bashkatdhetarët, të cilat përveç anës letrare, na dhuroi emocione të shumta për analizat e gjendjes politike të kohës dhe mesazhet gjithëpërfshirëse shqiptare. Një atmosferë të mrekullueshme krijuan këngëtarja Ermelinda Lajçaj, rapsodi Zyber Topalli.. si dhe nxënësit nga Heilderbergu. Muzika e mrekullueshme e ndau këtë pjesë të dytë, në dysh, për të shijuar gatimet e duarartëve dhe duarartave shqiptare, pijet dhe diskutimet mes njëri-tjetrit, duke bërë dhe njohjet e veprimtarive dhe ecurinë e artit aty ku ne militojmë dhe gjithashtu në vendin amë. Ku dua të veçojë byrekun me arra që na serviri zoti Martin Cuni, sëbashku me informacionin e plotë të këtij gatimi ( për të lënë thonjtë ishte)... Pjesa e dytë: -Ora letrare dhe konkursi “ Azem shkreli” entuziasmoi akoma më shumë atmosforën e bukur dhe me shumë adrenalinë, që rritej në rrjedhshmërinë e orëve. Pjesa teatrale e shkruar nga shkrimtari, luftëtari dhe veprimtari ynë z. Martin Çuni luhet në skenë me shumë sukses, nga trupa e nxënësve pasionate të Shkollës “Dituria” Heilderberg. Pastaj u bë promovimi i veprës më të re”Lexim Kohe” të lënë në dorëshkrim i poetit Shaban Cakolli, tashmë i ndjerë. I porsa dalë nga botimi. I përgatitur për botim nga z. Pal Sokoli, me redaktor z. Ferdinanad Lahollin, reçensues z. Martin Cuni dhe e botuar nga Shtëpia Botuese “Laholli” dhe me kontributin e miqve të tij. Për librin e Shaban Cakollit me një recension u prezentua z. Hysen Ibrahimi, ndërsa z. Ferdinand Laholli foli në emër të redaktorit. Rapsodët, Zyber Topalli, Dalip Sylejmani e Bajram Aliu kënduan me zërin e tyre të mrekullueshem këngën “N`ballë te Arbrit”. Në emër të komisionit të këtij konkursi të përbërë nga: 1. Arif Molliqi- Shkrimtar, poet dhe publicist, autor i shumë veprave në poezi dhe prozë. 2. Martin Çuni- Poet dhe publicist, aktivist dhe luftëtarë nderi për lirinë e Kosovës, si edhe Kryetar nderi i Lidhjes së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani. 3. Sevëme Fetiqi- Poete, publiçiste dhe aktiviste e Lidhjes. z. Arif Molliqi i shpall rezultatet e Konkursit duke i motivuar ato me kritikën profesionale dhe u ftuan në emër të familjes Shkreli, z. Valon Shkreli dhe në emër të LSHAKSH-së z.Pal Sokoli t’i ndajnë ato. Cmimi i parë: - Sadik Krasniqi, Cmimi i dytë: - Pranvera Drita Gjoni Cmimi i tretë: - Fatmir Gjata & Fehmi Korça, Të gjithë fituesve iu ndanë Mirënjohje, shpërblime monetare dhe figurën madhështore të derdhur në kristal, të Azem Shkrelit. U ndanë Mirënjohje të shumta kontribuesve në këtë aktivitet të pasur dhe të larmishëm. Manifestimi u mbyll me këngë të reportorit të larmishëm të këngëtares Ermelinda Lajcaj. Mbyllet ky RIT VJETORË me shumë sukses, duke lënë të gravuara në kujtesën e gjithësecilit prej nesh, emocione, vlera morale, profesionale, njerëzore, kombëtare, ashtu siç e donte dhe e përjetësoi vepra monumentale poliedrike e Azem Shkrelit. Aktivitete të tilla, e ushqejnë njeriun me atdhetari, kulturë, vlera! Faleminderit z. Pal Sokoli dhe gjithë atyre që dhanë atributet më të mira, për ta bërë këtë Manifestim, që të shkëlqejë në të gjithë parametrat! Përgaditi, Pranvera Drita Gjoni. Belgjikë, 10. 06. 2015 LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI ALBANISCHER BUND DER SCHRIFTSTELLER KÜNSTLER&KULTURSCHAFFENDEN IN DEUTSCHLEND e. V. F T E S Ë Për pjesëmarrje në manifestimin tradicional kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare, Azem S h k r e l i t Me kënaqësi të veçantë ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kulturor kushtuar figurës poliedrike të kulturës shqiptare, Azem S h k r e l i t ; me çrast do të bëhet 1. Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit 2. Pjesë teatrale të zgjedhura nga krijimtaria e Azem S h k r e l i t, 3. Do të lexohen poezi të autorëve të LSHAKSH , kushtuar krijuesit të madh, Ndërsa këto pika të programit do ti begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura: Rapsodi ynë i mirënjohur: -Agim Gashi, Vëllezërit Kurtishi dhe rapsodi, Zyber Topalli si dhe recitime nga artistët e Musa Mulolli dhe nxënësit e shkollave shqipe. Mysafirë speciale: Këngëtarja e jonë e mirënjohur Ermelinda Lajçaj Manifestimin do ta hijeshoi edhe një ekspozitë figurative nga Piktori: Salih Almuça. Pas pauzës gjysmë orësh relaksuese dhe drekës tradicionale vazhdojmë: 4. Pjesë teatrale e nxënësve të Shkollës “Dituria” nga Heidelbergu dhe Schwetzingen me titull; ”Nuk ndalen Shqiptarët” te autorit Martin Çuni, përgatitur nga mësuesja Shqipe Gara dhe Gonxhe Letmi Begisholli 5. Shpallja e rezultatit të konkursit letrar të LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2014 dhe ndarja e “Çmimi letrar për mërgatën shqiptare, Azem S h k r e l i” 2015 dhe disa mirënjohjesh për aktivitete. 6. Prania e mjeteve te informimit(RTK etj.) 7. Musafir nderi është Prof. Daut Demaku Manifestimi mbahet më 06 qershor 2015 dhe fillon në orën 13.00 Në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10, 58256 - E n n e p e t a Pjesëmarrja juaj do të na nderon ! Ennepetal, 19.05.2015 Për LSHAKSH në Gjermani. Kryetari: Pal S o k o l i Xhirollogaria e shoqatës: IBAN: DE29570400440200406700 BIC:COBADEFFXXX Paguani anëtarësinë Ndihma Juaj, sado e vogël, është shumë e nevojshme për aktivitetet e shoqatës. SHPALLË: Komisioni organizativ i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani në bazë të vendimit të kryesisë së saj qe konkursin tanimë tradicional ” Azem Shkreli ” shpallë Konkurs letrar për mërgatën “ Azem Shkreli 2015” për: 1.Vendi i parë,(Shpërblimi; 250 Euro) 2.Vendi i dytë,(Shpërblimi 200 Euro) 3.Dhe vendi i tretë(Shpërblimi 150Euro) Të gjitha veprat duhet te jenë të botuara në vitin 20014. Nga juria profesionale do të ndahen tre shpërblime për tri veprat më të mira ne të dy gjinitë letrare nga konkurruesit tanë shqiptarë në mërgatë. Autorët, veprat e tyre të botuara duhet ti dërgojnë nga tri kopje deri me dt. 22.03.2015, në adresën: Pal Sokoli Friedrich-Ebert-Str.136b 42117 Wuppertal Manifestimi dhe shpallja e fituesve bëhet me datën 06. Qershor 2015 ne “Haus Ennepetal” Gasstraße -10 58256 - E n n e p e t a l. Me nderime të veçanta: Komisioni organizativ i LSHAKSH-së dhe Kryetari: Pal Sokoli Mobil: +491774157694 * * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * ** * * LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NE GJERMANI (LSHAKSH- në Gjermani) ALBANISCHER BUND DER SCHRIFTSTELLER KÜNSTLER&KULTURSCHAFFENDEN IN DEUTSCHLEND e.V. (ABSKK-in Deutschland). FTESË Përzemërsisht ju ftojmë të merrni pjesë në: Manifestimin tradicional “AZEM SHKRELI” kushtuar figurës madhore të kulturës shqiptare- Azem Shkrelit Rrjedha e programit: Pjesa e parë: Se bashku me Azem Shkrelin 1. Referim kushtuar jetës e krijimtarisë shumëdimensionale të Azem Shkrelit 2. Dokumentari “Se bashku me Azemin”- Video- incizim nga promovimi i veprave të Azem Shkrelit, ne nëntor të vitit 1996 në Dortmund. Pjesa e dytë: Ora letrare”Azem Shkreli”. -Recitime të autorëve të LSHAKSH-së , kushtuar krijuesit të madh Azem Shkrelit. -Shpallja e rezultatit të” KONKURSI LETRAR PËR MËRGATË, AZEM SHKRELI” 2012. të LSHAKSH në Gjermani për veprën më të mirë të vitit 2012. dhe ndarja e shpërblimeve. -Ndarja e disa mirënjohjeve për merita dhe aktivitete të rëndësishme kombëtare. Ndërsa këto pika të programit do ti begatojnë me këngët e tyre të zgjedhura: Rapsodi i ynë i mirënjohur Agim G a s h i dhe këngëtari ynë tanimë i njohur Driton S. Gashi. Manifestimi mbahet më 03 qershor 2012, në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10 58256 - E n n e p e t a l Manifestimi fillon në orën 14.00, Ju lutemi ta respektoni! Pjesëmarrja juaj do të na nderon . Mirë se vini. Nga Komisioni organizativ i Manifestimit Azem Shkreli. Telefoni:Pal Sokoli: 0049(0)1774157694 Martin Çuni,0049(0)15118472237 LSHAKSH-ne Gjermani Janar 2012 shpallë „K O N K U R S L E T R A R P Ë R M E R G A T Ë ” „A z e m S h k r e l i“ 2012 Komisioni organizativ i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani në bazë të vendimit të kryesisë së saj qe konkursin, ” Azem Shkreli ” ta shpallë tradicional, mori vendim qe te shpallë Konkurs letrar për mërgatën 2012, për veprën më të mirë letrare në prozë dhe poezi të botuar në vitin 2011 nga shkrimtarët e mërgatës shqiptare. Nga juria profesionale do të ndahen tre shpërblime për tri veprat më të mira që janë botuar në vitin 2011 nga konkuruesit tanë shqiptarë në mergatë. Vendi i parë: 300 Euro Vendi i dytë: 200 Euro Vendi i tretë: 100 Euro Autorët, veprat e tyre të botuara në vitin 2011, duhet ti dërgojnë nga tri kopje në adresën: LSHAKSH në Gjermani Hagener Str. 138 / b 58256 E n n e p e t a l D e u t s c h l a n d Data e fundit e dërgimit të veprave është: 10 prill 2012. Manifestimi për Azem Shkrelin mbehet me daten 03. qershor.2012. Adresa: “Haus Ennepetal” - Gasstraße nr.10 58256 - Ennepetal , salla eshte e rezervuar. Me nderime Kryesia e LSHAKSH-ne Gjermani Janar 2012 -------- Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani L A J M Ë R I M dhe F T E S Ë P R O M O V I M L I B R A S H d h e K U V E N D I I LSHAKSH n ë E N N E P E T A L t ë N. R. W E S T F A L I S Ë Në bazë të Statutit të LSHAKSH në Gjermani është koha e mbajtjes së Kuvendit zgjedhor;andaj i ftojmë të gjithë anëtarët e rregullt të Lidhjes që të marrin pjesë! Dita e mbajtjes së takimit është më 13 shkurt 2011, dhe fillon në orën 11.00. Rendi i ditës: 1. Promovimi i librave të reja.11.15 deri 12.45 2. Kuvendi zgjedhor . fillon në orën 13.00 1. Raporti i punës. 15 minuta 2. Raporti financiar.. 10 minuta 3. Diskutimet . . 45 minuta 4. Zgjedhjet60 minuta 5. Propozimet,arsyetimet, votimet -- / -- Adresa: “Haus Ennepetal” - Gasstraße nr.10 Telefonat : 02333 833 562 58256 - Ennepetal ( afër Hagenit ) n.tel: 0176 3732 7428 Ennepetal 09 janar 2011 Për Kryesinë e LSHAKSH Martin Ç u n i d.v. ******** LSHAKSH NË GJERMANI K O N K U R S L E T R A R P Ë R Ç M I M I N „A z e m S h k r e l i“ ... Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani në bazë të vendimit të anëtarësisë së gjerë në Manifestimin artistik kushtuar poetit tonë të madh, Azem Shkrelit, në vitin e kalur, vendosë që të shpallë k o n k u r s l e t r a r e a t i s t i k për krijimet më të mira në prozë dhe poezi të autorëve që jetojnë dhe punojnë në mërgatën tonë. Nga juria profesionale do të ndahen tre shpërblime për tri veprat më të mira që janë botuar në vitin 2010. Pra, të drejtë pjesëmarrjeje kanë autoret që jetojnë jashtë trojeve tona etnike; ndërsa veprat duhet të jenë të botuara.Pra librat për konkurim duhet të jenë të botuara vitin 2010,dhe çdo konkurues duhet të dërgoi nga tri kopje. Autorët, veprat e tyre duhet ti dërgojnë në adresën: LSHAKSH në Gjermani Hagener Str. 138 / b 58256 E n n e p e t a l D e u t s c h l a n d Data e fundit e dërgimit të veprave është: 20 mars 2011. ************* L S H A K S H Alb.B.der Schriftsteller, Künstler & Kulturschaffenden i n D e u t s c h l a n d e.V. Hagener Str. 138 / b 58256 E n n e p e t a l Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin kushtuar - 100 vjetorit të Lindjes së Nënë Terezës Shumë i / e nderuar . ! Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kulturor kushtuar 100 vjetorit të lindjes së humanistets shqiptare dhe botërore, Nënë Terezës me çrast do të bëhet : 1. Akademi kushtura jetës e punës humanitare të Nënë Terezës 2. Program kulturor dhe artistik kushtuar humanistes së madhe shqiptare 3. Kolazh muzikor e valltar shqiptar 4.Ekspozitë e piktorëve mërgimtarë Nënë Terezës dhe Popullit Shqiptar / me këtë rast do të shpërblehen tre punimet me të mira / Manifestimi mbahet më 21 nëntor 2010 në “Haus Ennepetal” Gasstraße -10 58256 - E n n e p e t a l Manifestimi fillon në orën 13.00 dhe me pauza përfundon në orën 18.00. Pjesëmarrja juaj do të na nderon ! Përshëndetje! Ennepetal, 17.10.10 Për LSHAKSH Martin Ç u n i d.v E- “martincuni@hotmail.de” Xhirologaria e shoqatës: Alb.B.Schriftst.Künstl.& Kulturschaffenden e.V. Knr: 7001704 Blz : 45 45 10 60 - SpK. Enn. Breckerfeld - Ennepetal ------------- LSHAKSH N Ë G J E R M A N I Hagener Str. 138/ b 58256 Ennepetal K o n k u r s p ë r p i k t u r ë k u s h t u a r N ë n ë s T e r e z e dhe popullit të saj / me rastin e 100 vjetorit të lindjes / Me këtë rast do të bëhet ekspozita e artit me vepra të autorëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në megrim, pra në Gjermani dhe në vende të tjera të Evropës; kudo që janë. Do të shpërblehen tri veprat më të mira që do ti çmojë juria. Punimet duhet të jenë të ekspozuara ditën e manifestimit, më 21 nëntor 2010 , në qytetin Ennepetal. Lajmërimi duhet bërë deri më 10 nëntor në këto adresa : Shaban CAKOLLI : E shabancakolli@goglemail.com dhe Pal SOKOLI : E palsokoli@hotmail.com Ekspozita bëhet në adresën : „ Haus Ennepetal “ Gasstraße 10. 58256 E n n e p e t a l - De 29.09.10 Ennepetal Për Kryesinë e LSHAKSH Martin Ç U N I +++++++++++++++++++++++++ Letër e hapur drejtuar mërgimtarëve dhe ndërmarrësve shqiptarë MBËSHTETNI MANIFESTIMIN KUSHTUAR 100 VJETORIT TË LINDJES SË B I J Ë S S H Q I P T A R E N Ë N Ë S T E R E Z E Shumë të nderuar bashkëatdhetarë! Ju lusim që të kontribuoni për Manifestimin qendror në Gjermani kushtuar N. Tereze! Me këtë rast do të ndahen shpërblime dhe mirënjohje modeste për aktivistë shqiptarë, dhe për miqtë tanë këtu që janë dalluar për humanitet dhe ndihmë popullit shqiptar në ditët më të vështira. Pastaj do të shpallet edhe konkurs për veper artistike kushtuar N. Tereze. Në këtë ditë do të shpallim edhe një aksioni shumë të rëndësishëm për mër-gatën tanë! Kjo është një përpjekje me rëndësi jo vetëm për mërgatën gjithëshqiptare por , edhe për afirmimin e popullit Shqiptar në përgjithësi Manifestimi kushtur 100 vjetorit të lindjes së N.Tereze, bëhet më 21 nëntor 2010 në qytetin Ennepetal, të NRW, duke filluar në orën 13.00, dhe vazhdon deri në 18.00h. Adresa :”Haus Ennepetal“ Gasstrase 10. 58256-Ennepetal Presim përkrahjen dhe përgjigjen Tuaj pozitive! Nderimet tona më të larta! Për Kryesinë e LSHAKSH-së M a r t i n Ç u n i - d.v. Hagener Str.138-B 58256-Ennepetal D e u t s c h l a n d 13.09.2010 E - “martincuni@hotmail.de” Tel.++ 0 2333 833 562 Xh.Logaria: „Alb.B.der Schrifst. Künstl.& Kulturschaffenden e.V . Knr.7001704 - BLZ. 454 510 60 - Sp.Kasse „Enn.Breckerfeld“ Ennepetal _________________________ L S H A K Shqiptar n ë G j e r m a n i Hagener Str. 138 / b 58256 Ennepetal D e u t s c h l a n d P R O G R A M D H E P R O J E K T I D E O R A l b . D e . H a u s : “ M u t t e r T e r e s a “ S h t e p i a S h q i p t a r o - G j e r m a n e : N ë n a T e r e z e “ 2010 E N N E P E T A L G J E R M A N I Një grup, jo i vogël, i krijuesve shqiptar në mërgim, tashmë një kohë, është duke e sjellur nëpër tryeza idenë e themelimit të një qendre apo shtëpie me karakter kulturor e muzeoro-memorial të mërgatës sonë. Erdhi koha që ta bëjmë të zhurmëshme, në mënyrë që ta dëgjojnë edhe të tjerët;si qarqet nga shteti mikpritës Gjermania, ashtu edhe qarqet qeveritare në trojet tona etnike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Qamëri etj. Dhe, pikërisht kështu po ua prezantojmë shtruar thjeshtë e shkurt qëllimin dhe idenë e saj, sa të dëshirueshme e sublime; po aqë edhe të vështirë! E para: Pjesa muzeore-memoriale Karakteri i Shtëpisë Shqiptaro Gjermane “ Nëna Tereze “ në Gjermani do të jetë kulturor dhe muzeor memorial. Në të do të bëhet prezantimi i kulturës, historisë, artit dhe i traditës shqiptare në shekuj, në mënyrë koncize dhe precize; pastaj reprezentative për popullin mikpritës gjerman dhe ata evropian. Do të bëhet një prezantim i figurave të artit, të kulturës, të shkencës e të religjionit që shqiptarët ia kanë dhënë qytetërimit të Europës dhe të Botës. Do të prezantohen marëdhëniet e popullit gjerman dhe atij shqiptar në histori përmes kulturës dhe artit. Pastaj do të prezantohen figurat e mëdha gjerm-ane e evropiane që kontribuan për ne shqiptarët. Nëpër histori do të prezantohen krajatat e një populli të vogël për mbijetesë që u kurorëzua me sukses nëpër shumë shekuj si: karshi zullumeve të sllavëve, të Perandorisë Osmanlijve etj. Tendencat shumëshekullore për zhdukjen e qenies së një populli e kulture parahelene, dikur bazë e kulturës europiane. Më në fund edhe gjenocidi makabër serbian, i paparë në historinë e re; që pa hezituar mund ta quajmë:“Kalvari popullit shqiptar”. Kjo bëhet që të rrëfehet historia e këtij populli i cili që nga antikiteti i ka dhënë qytetërimit : Aleksandrin e Madh / përnga nëna /, shën Martinin, shën Kelmendin, Gjergj Kastriotin Skënderbeun,-“Atleta Kristi”, Nënën Treze, pastaj Aleksandër Moisiun, krijuesin e njëres nga shtatë mrekullitë e Botës:Taxh Mahall, e arkitektin Karl Gega , që i pari në botë filloi shpimin e tunelit nga të dy anët e bjeshkës njëkohësisht, Homerin shqiptar Gjergj Fishten, Adam Jasharin, Ismail Kadarenë e shumë të tjerë në histori : si papë, imperatorë, arkitektë, nuk meriton të fshihet nga faqja e dheut! Kaq për arsyetimin shumë global për pjesën muzeore e memoriale të Shtëpisë Shqiptaro-Gjermane “Nëna Tereze” (në një vend, apo qytet?) në Gjermani, që do të bëhej me kontribute vullnetare e donacione të artdashësve dhe miqve evropianë Po theksojmë se e gjithë kjo duhet dhe do të bëhet me ndihmën e balkanologëve gjermanë e evropianë, të ekspertëve më eminent shqiptarë: nga Shqipëria , Kosova, nga trojet tona etnike dhe nga historianë e albanologë të njohur botëror. 2. E dyta: Pjesa e kulturës dhe artit Do të përbëhej nga këta sektorë: I - a/ simpoziume apo sesione shkqncore, b/ seminare , c/ tryeza të historisë ç/ tryeza shkencore, d/ tryeza të librit, II a/ informimi dhe ndërkomunikimi me qarqet e artit e të shkencës të popullit mikpritës gjerman, b/ ndërkomunikimi kombëtar mërgatë troje etnike: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, arbëreshët - Kalabri, alvanitët - qamët - në Epir, etj. III a/ shkolla shqipe, b/ kurset e gjuhëve IV a/ aktivitetet studentore, b/ aktivitetet e gruas, c/ e rinisë dhe sportit V a/ humaniteti dhe vullneti i mirë VI a/ menagjimi i Qendrës. E treta: Përbërja fizike e Shtëpisë Shqiptaro Gjermane “Nëna Treze”: 1.- Kati i epërm :Muzeu dhe memoriali, i ndarë nëpër disa kthina të ndryshme. 2. Kati përdhsës: a/ salla e madhe e koncerteve, e manifestimeve kulturore, e simpoziumeve, e të tjera manifestime të mëdha masash 3. Biblioteka, arkivi i mërgatës 4.- Dhomat e seminareve, kurseve 5. Zyra e krijuesve pra e LSHAKSH në Gjermani 6. Dhoma e artit dhe e ekspozitave 7. Administrata 8. Qendra botuese (Perspektivë ) 9. Radio lokale ( Perspektivë ) Aksioni: Fillimi i aksionit të informimit dhe i dhënies së kontributit material për realizimin e këtij projekti kulturor shumëdimensional në mërgatë, që të tjerët tashmë i kanë; pra edhe më të vonshmit! Informimi dhe marrja e lejes nga pushtetit vendor për themelimin e qendrës kulturore, ( blerje ose ndërtim i saj në një qendër të përshtatshme dhe në pajtim me pushtetin vendor dhe qendror në Gjermani ). E gjithë kjo pas bërjes së një numri të donatorëve që do të pranojnë vullnetarisht 3. Informimi dhe bindja reciproke me dikasteret përkatëse kulturore e qeveritare nga trojet tona etnike, për rëndësinë e mbështetjes së tyre moralisht e financiarisht përmes donatorëve potencial në mërgatë. Ekziston edhe mundësia e hapjes së zyrave të kulturës nga ato në këtë qendër. Angazhimi i krijuesve tanë në mërgim, kudo që janë. Të merret shembulli i shqiptarëve në ShBA. Shembull: edhe shqiptarët në Izmir të Republikës së Turqisë e kanë ndërtuar përmendoren e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e kontribute tjera Dhënia e kontributeve personale dhe e donacioneve të firmave tona dhe të huaja, të shoqatave të tjera shqiptare në mërgimtë mblidhen në xhirologari me destinim të caktuar, dhe qëllim të qartë. Të theksojmë se këtë projekt e kemi të paraparë edhe në bazë të Statutit të LSHAKSH në Gjermani - ( 2, pika 4 e Statutit ) . Arsyetimi: Shqiptarët e kanë shpirtin e madh dhe plot dashuri. Ky popull ka edhe shumë vlera të kulturës dhe të artit , të panjohura sa duhet nga miqtë tanë të mëdhenj. Shqiptarët, dashurinë dhe vlerat ua falin të tjerëve pa kriter dhe pa reciprocitet. Rrallë ka ndonjë popull në botë që ta zbulon zemrën aq shpejt si shqiptarët. Vlerat që i kemi, pak i ruajmë për vete! Duhet të këndellemi që vlerat e mirëfillta ti shfrytë-zojmë për të mirën tonë të përhershme dhe të mos “shlyhemi” pa nevojë e pa detyrim! Nëse arrijmë që të prezantohemi ashtu si vërtetë jemi: me histori, me kulturë dhe traditë të ndritshme shumëshekullore, nëse arrijmë ti hedhim poshtë të pavërtetat shpifjet e insinuatat për ne si popull shqiptar, duhet ti përvishemi punës që botës tia prezantojmë ato që na kanë bërë zullumqarët, grabitqarët, ato që na kanë shpifur etj. Kemi mjaft fakte, kemi çka të prezantojmë, pa pasë nevojë të shtojmë asgjë për be! Nuk duhet sakrificë e madhe por vetëm duhet që të gjithë të angazhohemi dhe të japim kontributin minimal për kulturën, historinë dhe traditën dhe gjuhën tonë të bukur Duhet të kontribuojmë për librin dhe artin tonë të veçantë nëpër shekuj. Pak të krahasohemi me fqinjët tanë : serbët; të cilët kanë botuar me qindra libra kundër popullit tanë, kanë bërë elaborate akademishë si Çubriloviqi dhe “Naçrtania” e Grashaninit për zhbërjen me plan të shqiptarëve, duke u bazuar në të pavërteta; ndërsa ne edhe se kemi aqë shumë fakte e dokumente, veprat tona njihen në gishtërinjtë e dorës! Miqve tanë ju kemi rrëfyer shumë pak! Mund ti bëjmë shumë pyetje vetes tonë : 4. -Pse të mos e prezantojmë kulturën -dhe të kaluarën tonë miqve -marëdheniet me ta ? -Pse të mos e themi të vërtetën para të tjerëve në qendër serioze të kulturës? -Është nder i veçantë që këtë nismë ta bëjmë në jubileun e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Është momenti më se i duhur, shumë të nderuarit e mi! Edhe miqtë do të na përkrahin, sigurisht , vetëm nese jemi të bashkuar me vullnet dhe dëshirë të vërtetë. P ë r f u n d i m i : I ftojmë të gjithë dashamirët e krijimtarisë, të artit dhe të kulturës që të kontribuojnë me nga një pikë mundi, djerse e dijeje për ecjen përpara të kësaj ideje fisnike të shumë krijuesve tanë në mërgim; që të organizohemi edhe ne si mërgatat e popujve të tjerë në këtë vend mik dhe të shenjtë. Të gjitha ato pika të bukura organizimi, të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë që bashkohen mund të bëjnë diçka reprezentative para këtij populli fisnik gjerman dhe për gjeneratën tonë të re këtu që po integrohet me sukses. E meritojmë dhe mund ta kemi një qendër serioze dhe kuptimplote të kësaj pjese të popullit shqiptar këtu, që në rrethana të llojllojshme e më së shumti për shkak të dhunës së paparë të soldateskës serbiane u shpërngul nga trojet e veta mijëravjeqare. Me respekt të veçantë! 05.09.2010. - Ennepetal, Për LSHAKSH në GJERMANI G j e r m a n i z. M a r t i n Ç U N I d.v. E: “martincuni@hotmail.de” +++++++ Pal Sokoli LSHAKSH-NË GJERMANI DHE ORA LETRARE “PAVARËSIA E KOSOVËS” KOBLENZ 01:Maj:2010 Begenungstätte St. Elisabeth-Str.6 Në sallën solemne te kishës S. Elisabeth u tubuan me qindra artdashës nga të gjitha anët e shtetit gjerman dhe jashtë saj. Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) zgjeron aktivitet e veta edhe më tutje, edhe kësaj radhë në bashkëpunim më shoqatën “Stublla” në Koblenz, organizuan Orën e madhe letrare për hir të pavarësisë së Kosovës të titullar “Pavarësia e Kosovës“. Tubimin e hapi duke ju uruar mirëseardhje të pranishmëve poeti Hasan Qyqalla i cili se bashku me Stublla-nët kishin bërë organizimin e këtij takimi .H. Qyqalla përshëndeti të pranishmit të cilët ishin nga të gjitha trojet shqiptare të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të Europës. Ai përmendi se ky takim është i treti me radhë, dhe përveç karakterit të tij letrarë ka edhe karakter konkurrues. Prezantuesja Pranverë Berisha- Veliqi ftoi z. Martin Çuni kryetar i LSHAKSH në Gjermani ta merr fjalën. M. Çuni përshëndeti të pranishmit dhe shkurtimisht foli për përpjekjet qe po bënë Lshaksh-ja për mbajtjen gjallë të gjuhës shqip. Në fund uroj “Sot le të mbizotëroi fjala e ëmbël shqipe”.Poeti Arsim Halili kishte përgatitur një referencë me titull:”Kontributi i krijuesve shqiptar nga Kosova Lindore për letërsinë shqipe”,z. Halili përmendi shumë emra nga kjo trevë e qe janë edhe shtyllë e letërsisë shqipe ne përgjithësi, posaçërisht u ndal të pozita e femrës shqiptare nga kjo trevë. Nikollë Gjoni, përshëndeti të pranishmit në emër të shoqatës “Stublla”, ai theksoi se kur është në pyetje fjala e bukur shqipe shoqata jonë do ta përkrahë me gjithë zemër dhe ju uroj të pranishmëve suksese të reja. Sebastian Nuiqi, kryetar i Lidhjes së shqiptarëve të botës për gjermani, foli për rolin e mërgatës shqiptare ku ndër të tjera tha”sa do pak po ta kopjonim mërgatën në kohën e Rilindjes, ne do të jemi të suksesshëm në ruajtjen e kulturës shqipe”.Pastaj z. Nuiqi bëri një kronologji të shkurtër qe nga mitologjia”e cila nuk mund të shpjegohet pa gjuhën shqipe” për pellazgët, për shtetet shqiptare dhe mërgatën e saj të shpërndarë ne gjithë botën. Takimit i uroj punë të mbarë edhe z. Sadri Lata. Pjesa qendrore e këtij takimi ishin promovimet e veprave të reja nga autorët e LSHAKSH-në gjermani të cilën e hapi rapsodi dhe krijuesi i mirënjohur Agim Gashi me këngën e pavarësisë. Libri”Kosovos Weg in die Unabhängigkeit”(Rruga e Kosovës deri në pavarësi)e mr. Kreshnike Mehmetaj, hapi promovimet e këtij takimi, për të cilin libër foli krijuesi Muharrem Sfarqa. Ky referoj për këtë studim të mr. Kresnike Mehmetajt qe i dedikohet lexuesit gjerman dhe sjellë para tyre një kronologji të ngjarjeve rreth Kosovës nëpër kohë të ndryshme dhe deri të pavarësia, e duke ju kundërvu miteve të rrejshme serbe rreth saj. Kreshnike Mehmetaj kishte hulumtuar historiografi të huaj, e sidomos te studiuesve të ndryshëm gjerman. M. Sfarqa foli shkurtimisht edhe për biografinë e Kreshnikës. Libri “Dardha ka Bisht” Dibran Demaku- Referoi; Hasan Qyqalla. Ky është libri i gjashtë i z. Demaku i cili ka përmbajtje humori dhe satire. Autori ka vënë në thumb të gjitha veset e këqija të pseudopatriotëve, politikanëve dh të tjerëve, Demaku përleshet me ta, i ironizon. Demaku e bënë këtë me një mjeshtri, pa e humbur subjektivitetin e vet, tha Hasan Qyqalla i cili edhe lexoj disa nga poezitë e kësaj përmbledhje. Alma Papamihali, poezi “ Shtegtime Pulëbardhe”, referoi krijuesi Avni Alija, ky bëri një retrospektivë në krijimtarinë e Alma Papamihalit “qe nga libri i saj i parë "Nën tingujt e natës" me tematikën e mbarështruar i ngjan një koleksioni personal mbi fenomenologjinë e jetës. Aty Poetja sikur ka ngrirë brenda fjalëve çaste meditimi mbi ngjarje, situata në kalim, copëza jete nga Atdheu dhe momente nga Mërgimi, ka shkruar për stinët, ditët e netët, për dramacitetin e dashurisë etj” tha ndër të tjera z Alija. Librin në fjalë e dominon magjia mrekulluese e fjalës. ” Libri "Shtegtim Pulëbardhe" shtron perspektiva diskutimi mbi poezinë dhe poetikën. Ky është një libër ku fjalët janë shëndrruar në simbole të kristalizuara të ndjesive dhe refleksioneve meditative të autores. Një libër me poezi lirike ku i gjejmë të mpleksura me një natyrshmëri dhe harmoni të baraspeshuar përmbajtjen dhe formën, romantikën dhe idealen, vrojtimin shqisor, simbolikën dhe konkreten”. Avni Alija lexoj edhe poezinë; “Humbur”, duke shtjelluar ligjërimin poetik të saj.” Duke lexuar me vëmendje dhe përkushtim vargjet e Alma Papamihalit ne kemi ndërtuar një relacion të ri me artin poetik, me vlerën dhe peshën e krijimtarisë artistike dhe me vetë vlerën fascinuese të ekzistencës sonë njerëzore” tha ne fund z. Avni Alija. Libri poetik,"Me grykë pushke këndon Kosova", të autorit Agim Gashi, referoi z. Muharrem Sfarqa, Agim Gashi doli me librin e tij të parë poetik, qe kryekëput ka përmbajtje patriotike, poeti shtegton nëpër bamët e heronjve nëpër kohë, heronjve të cilëve poeti ju ka kënduar me dekada të tëra. Frymëzimi i tij në përpjekjen e përhershme të popullit shqiptar për liri të të gjitha trojeve shqiptare. Poeti ka realizuar me mjeshtri vargje te bukura e sidomos dy poemat shtylla te kësaj përmbledhje. Poeti nuk ka mundur ti ikë as temës se mërgimit, peshën e se cilit e bartë edhe vet autori i cili qe dy dekada jeton në Gjermani. Librin”Dritë e Dituri”, Fletore pune për nxënësit shqiptar me mësim plotësues” foli vet autori i librit Nazmi Rudari,ai foli për rendësin e kësaj fletoreje pune, rëndësinë e saj në metodat e reja të punës, komunikimit dhe krijimit te personaliteteve të reja. Agim Gashi, (poet për fëmijë nga Franca)- promovoi librin e tij me poezi për fëmijë “Gjysh të kam shoqe” për të cilin referoi Hasan Qyqalla. Autori na vjen me një përmbledhje qe përfshin krijime te realizuara qe nga 30 vite me parë. Tematika e poezive është nga Kosova dhe ju dedikohet më të vegjëlve-fëmijëve. Hasan Qyqalla lexoj disa nga poezitë e kësaj përmbledhje. Pas një pushimi të shkurtër në sallë kumboi fjala poetike. Poezitë e veta i lexuan këta poet: Alma Papamihali, Agim Gashi- rapsodi, Agim Gashi poet nga Franca, Nazim Rudari, Sabahate Byci, Avni Alija, Martin Çuni, Shaip Ademaj, Sevëme Preteni, Brahim Avdyli, Arsim Halili, Pal Sokoli dhe Hasan Qyqalla. Pjesa konkurruese e këtij takimi u kurorëzua me ndarjen e shpërblimeve për poezitë më të mira konkurruese. Juria e përbërë nga:Dibran Demaku, Hasan Qyqalla dhe Nikollë Gjoni shpalli shpërblimet si vijon: Vendi i parë t’i takojë poezisë “Në zemrën tënde Kosovë, kam një copëz zemër” autore e së cilës ishte Mimoza Salihu me vendbanim në Itali. Vendi i dytë i takoj poezisë “Tri hyjneshat”e autorit Brahim Avdyli me vendbanim në Zvicër i cili kishte ardhur posaçërisht për këtë takim. Vendi tretë i takoj poezisë “ Poet ejani në vendlindjen time”autor Gjon Neçaj me vendbanim në Shqipëri. Ndërsa çmimin e publikut e mori poezia “Kthehu” e autorit Arsim Halili me vendbanim në Bujanoc dhe i cili na nderoj me praninë e tij. Rapsodi i këngës popullore,dhe prej sot edhe poeti ; Agim Gashi me sharkinë e tij argëtoj të pranishmit më këngë folklorike me tematikë gjithmonë aktuale. Hasan Qyqalla përmendi edhe ata qe sponsorizuan këtë takim dhe ndau disa mirënjohje personave që kishin merita për këtë takim Pa dyshim se LSHAKSH-në Gjermani gjithnjë e më shumë po ja del qe të afirmoj fjalën e bukur shqipe,dhe atë ne qendër të Europës, ajo po tubon rreth veti krijues të rinj dhe mjeshtër të pendës, dhe po ja prezanton artdashësve të vet shqiptar në mërgatë. Unë po çfrytëzoj këtë shkrim dhe ju bëj ftesë të gjithë krijuesve, e sidomos gjeneratave të reja qe po studiojnë dhe punojnë nëpër shtet e Europës, te mbajmë edhe miqësi më shtetasit vendas, në rastin tonë me gjermanët. Komunikimi ynë me kulturën gjermane na nxitë edhe më shumë ta njohim kulturën e njëri tjetrit. Rasti i znj. Kreshnike Mehmetaj është një shembull i shkëlqyer, promovimi i librit të saj në gjuhën shqipe nuk do mënd se është shembull i mirë, por unë kisha përgatitur ca fjalë në gjuhën gjermane për këtë libër, po ne mungesë të publikut gjerman nuk fola fare. Organizimi i orës letrare” Pavarësia e Kosovës” kaloj kufijtë e vet lokal duke promovuar edhe poet dhe krijues shqiptar edhe nga shtetet tjera siç ishte rasti i Agim Gashit,nga Franca , si dhe shpërblimet për poezitë me të mira, gjithashtu u shpërblyen poezi qe nuk janë nga anëtar të LSHAKSH-në Gjermani. Organizimi ishte i mirë,dhe siç edhe u pa ndihma e ndërsjellët më shoqatën “Stublla” dhe koordinimi me poetin Hasan Qyqalla po jep rezultatet e pritura.. LSHAKSH-mbanë tubimin tjetër me radhë me 23.Prill.2010 në Ennepetal, ku do të ndahet çmimi “Azem Shkreli” për veprën me të mirë brenda dy viteve të fundit. Ju urojmë mirëseardhje. ------------------ Shkruan: Pal Sokoli MUGULLIME TË REJA LETRARE NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GJERMANI LSHAKSH-ë Gjermani vazhdon aktivitetin e vet letrarë me promovime të reja nga autor shqiptar në Gjermani. Hanover 14.3.2010 Në sallën tradicionale të prezantimeve tona të shpeshta në Hanover u bashkuan gradualisht bashkatdhetarë shqiptar nga të gjitha qytetet gjermane, kësaj radhe nuk kishte koncerte as humor nga estrada jonë kombëtare por kishte Orë letrare. LSHAKSH-në Gjermani bëri promovimin e pesë veprave të autorëve shqiptar nga mërgata shqiptare në Gjermani. Takimin e hapi prezantuesi Hysni Mirena i cili për mrekulli e udhëhoqi deri ne fund këtë takim letrarë,Me një minutë heshtje ju bë nderim martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Pastaj z. Mirena i dha fjalën z. Hajriz Mjeku përfaqësues i kryesisë së LSHAKSH-së në Hanover. Hajriz Mjeku përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen masovike në këtë takim dhe pastaj foli për rolin qe po luan LSHAKSH-ja në krye me z. Martin Çuni në krye të saj për prezantimin e kulturës shqipe këtu në mërgatë. Autorëve qe promovuan ju uroj suksese. Z. Martin Çuni në fjalën e vet u përkufizua të rëndësia e gjuhës shqipe, apo siç e quajti ai “thesari më i vjetër i europës”. Ne kemi më çka të mburremi para europës, por duhet të jemi të gatshëm ti prezantojmë vlerat tona tha ndër të tjera z Çuni. Për prezantimin e këtyre vlerave z.Çuni e sheh të nevojshme të kemi një shtëpi kulturore shqiptaro-gjermane “Alb-De Haus “Muter Teresa”prej nga do të kemi mundësi të këmbejmë të arriturat tona të reja kulturore dhe njiherit ta paraqesim edhe rrugën tonë historike me të gjitha sakrificat qe ka përjetuar populli shqiptar në rrugën e drejt të pavarësimit. Z Çuni na përkujtoj se ka filluar bisedimet edhe me përfaqësues të qeverisë së Kosovës “dhe unë pres edhe përkrahjen e inteligjencës dhe bizneseve shqiptare ne Gjermani”. “Aktivitetet tona letrare i kemi zhvilluar nga Berlini deri në München dhe do të vazhdojmë edhe më tutje, kështu qe autorëve ju uroj suksese të reja në krijimtarinë e tyre”përfundoj z. Çuni. Për veprën e autorit Isak Guta”Epika e mbiemrit”,vepër kjo dramatiko-poetike, foli z .Vehbi Musa. Z. Vehbi Musa pasi foli për biografin e z. Guta, të cilin e fati e paska detyruar të mbetët mërgimtar i përjetshëm,u përqendrua të figurat e ndryshme qe populli ynë i ka dhënë kulturës europiane dhe botërore deri të figura e ndritshme e Aleksandër Moisiut(1879-1935)për të cilin bëhet fjalë në veprën “Epika e mbiemrit”. Z.Vehbi Musa vlerësoi pozitivisht përpjekjen e pa reshtur të autorit qe figurën e Moisiut, ta radhis me figurat e tjera të mëdha të kombit tonë. Autori ka mbledhur krijimtarinë më të zgjedhur shqiptare kushtuar Moisiut dhe prezantuar si tersi dramatike- artistike. Autori Isak Guta, përshëndeti dhe falënderoi nga zemra LSHAKSH-në qe organizuan promovimin librit të tij për A. Moisiun i cili ja ka kushtuar afër 30 vite të hulumtimit dhe përkushtimit në studimin e jetës dhe veprës tij.” Nga Moisiu mësova shumë, dhe çdo promovim i një vepre kushtuar Moisiut më dukët sikur ringjallë gjeniun e artit A. Moisiun dhe shtegton nëpër atdhe” tha autori IsakGuta. Z. Hysni Mirena ftoi në skenë edhe autorin e veprave “Shpirti i shitur”(tregime për të rritur) dhe “Ëndrra e bardhë”(poemth për fëmijë) z.Dibran Demakun,veprat e të cilit i prezantoj poeti Hasan Qyqalla.” Vepra e z. Dibran Demaku,është komunikatave dhe pa hiperbolizime të tepruara, shkoqit ngjarjet e një kohe jo fort të largët e të cilës i takonte edhe vet autori, kohe më plot trillime, montime,mashtrime të cilave nuk ju ka shpëtuar vet autori”. Hasan Qyqalla përshkruan veprën si të rrjedhshme dhe nën kontrollin e arsyes, vepër qe përshkruan të dy anët e medaljes pa bërë ekzagjerime as të unit të tij dhe as pa rënë në pesimizmin utopik të një kohë të palosur. Pastaj z. Qyqalla lexoj një pasazh nga tregimet e veprës në fjalë qe u duartrokit nga të pranishmit. Pastaj z Qyqalla vazhdoj,”Autori sikur komunikon urtinë e thellë shpirtërore e socio-psikologjike dhe me mjeshtri i ik shprehjes gazetareske”. Kurse nga shkolla shqipe e Hanoverit, nxënëset Valmira dhe Fatmir Mjeku si dhe Rina Shasivari me Ilirianë Halitin, interpretuan një fragment nga poemthi “Ëndrra e bardhë”. “Vuajtjet dhe përjetimet e popullit janë shkruar në mënyra të ndryshme artistike nga krijuesit tanë dhe rrugëtimi i mundimshëm drejt aspiratave shekullore, Në Romanin “Kthetrat e urrejtjes” autori Jahjah Salihu gjithashtu trajton një temë te dhimbshme të popullit tonë”vazhdoj prezantuesi Hysni Mirena duke ftuar ne skenë autorin Jahjah Salihu dhe prezantuesin e veprës se tij poetin Shaban Cakolli. Z.Shaban Cakolli duke prezantuar veprën “Kthetrat e urrejtjes”të autorit Jahjah Salihu tha,”Ne po njohim një autor të një libri me poezi dhe të romanit në fjalë, ne po njohim një shkrimtar dhe një anëtar të ri të LSHAKSH-së”.Pasi foli për biografin e z .Salihu u përqendrua në përmbajtjen e romanit “Kthetrat e Urrejtjes” i cili ka personazhet dhe tematiken shqiptare, ka trevën shqiptare dhe fatin e një devijimi të kohës së sotme. Autori nuk tabuizon sëmundjet shoqërore të kohës siç janë; konsumi i alkoolit, drogës, divorci dhe ë tjera, qe përkundër asaj se populli ynë ka kaluar kalvarin e tragjedive të ndryshme, nuk i shpëton kësaj tragjedie moderne qe po përhapët gjithnjë e më shumë”tha z .Cakolli. z. Cakolli përshkroi prej fillimit deri në fund fatin e një qelize shoqërore-familje prej nga niset autori i romanit,fatin e personazheve,Agroni, Jana dhe Arjana deri në përfundimin tragjik të kësaj të fundit. Pastaj se si autori degëzon fatin e Arianes me atë të Blertës, për ta pasur si rrugëdalje nga pesimizmi i jetës përfundoj fjalën z Cakolli. Autori u falënderua shumë krijuesve për përgatitjen e promovimit të veprës se tij, kështu qe duke ju përgjigjur pyetjes se mësuesit Ymer Ademi se a është tematika e vërtetë apo e imagjinuar në këtë roman, autori i emocionuar u përgjigj se tematika për fat të keq është e vërtetë. Emocione pati i gjithë publiku qe ishte prezent. Pastaj u hapen edhe diskutime rreth ngjarjeve të ngjashme tragjike qe rrezikojnë çdo ditë familjet tona. Në radhë erdhi promovimi i përmbledhjes me poezi “Njëqind vjet pritje” e autorit Azem Xhafollit, për të cilin foli shkrimtari Dibran Demaku. “Vet titulli i librit është një metaforë në veti” thotë z Demaku, Njëqind vjet pritje deri të pavarësia e Kosovës, Kësaj radhe z. Xhafolli, pas përmbledhjes se parë me poezi për fëmijë,tani na vjen me poezi për të rritur dhe krejt me një stil dhe me një formë të veçantë. Përmbledhja ka katër cikle “Në çdo pëllëmbë të atdheut”,”Maleve u doli Loti”,”Kujtime nga Bllaca”dhe “Ëndrra ime”,cikle këto qe përmbledhin motive të ndryshme; patriotike, perkushtuese, me tematik nga plaga ynë e vjetër e mërgimit si dhe motive dashurie. z. Azem Xhafolli punon profesionin e shenjt të mësuesit qe afër 30 vite këtu në rrethin e Hanoverit. Nga diskutime apo edhe ne pyetjet që pasuan rreth përkatësisë etnike në biografinë e Aleksandër Moisiut dhe në disa pyetje të tjera u përgjigj z. Vehbi Musa,i cili përmendi disa emra të personaliteteve të ndryshme të botës qe kishin origjinë shqiptare dhe më në fund edhe disa nga mitologjia greke apo romake qe nuk shpjegohen me asnjë gjuhë tjetër, veç gjuhës shqipe. Majenautikë e gjithë kësaj mbrëmje ishte dalja në skenë e poetit, veprimtarit të shquar Doktorit të shkencave të mjekësisë, Dr. Petrit Mirena. Dr.Petrit Mirena si nikoqir i mbrëmjes shprehi kënaqësinë qe gjendet në mesin e krijuesve ;”Zëmra shkrimtarit është plot dashuri,dhe sado qe të rrish me shkrimtarët njeriu ndjen vetëm kënaqësi” tha. dr Mirena. Edhe pse gjendemi në mërgim ne duhet të veprojmë dhe siç ka thënë Pjetër Bogdani”Ta kesh një qiri të vogël në dorë, ta zdritësh të voglin dhé”ashtu neve duhet ta kultivojmë kulturën tonë dhe ta respektojmë edhe kulturën gjermane këtu ku po jetojmë. Dr.Mirena lexoj poezinë “Kur mungon Liria” në të dy gjuhët nga përmbledhja me poezi e poetit dhe luftëtarit Hajdin Abazi të përkthyera në gjuhën gjermane nga shkrimtari ynë i njohur Ferdinand Laholli dhe të botuar nga Shoqata studentore Shqiptare “Bashkimi” në Hanover,kryeredaktor i së cilës ishte dr.Mirena. Dr. Mirena lexoj edhe nga përmbledhja e ti për fëmijë;Fëmijët thërrasin lirinë”poezinë “Për ju Fëmijë”. Pastaj Dr Mirena shpërndau nga dy ekzemplar të “Zgjohu Kosova ime” të poetit Hajdin Abazi të gjithë krijuesve të pranishëm. Unë personalisht e ndjeva veten shumë të nderuar kur në emër të dhembjeve të përbashkëta me Dr. Petrit Mirenen dhe vëllain e tij Hysni Mirenen (qe të dy kemi dhënë shumë anëtar të familjes për lirin Kosovës)mora dy libra nga dora e tij. Pas promovimeve dhe fjalës se dr,Mirenes në skenë doli recituesja më e re Lejla Salihu(vajza 4 vj. e poetit Jahjah Salihu)dhe recitoi vjershën “Mëmëdheu” të .Pastaj recitoi edhe Arnisë Xhafolli,poezi për pavarësinë e Kosovës. Skenën e zuri grupi i valleve në përbërje të motrave Mjeku dhe vëllait të tyre Fatmirin me dy valle;”Vallja e Kosovës dhe “Vallja e pavarësisë”.Përmbylljen e kësaj ore letrare e bënë këngëtari tanimë i mirënjohur Remzi Avdullahu dhe Mërgim dhe Valmira Mjeku me raportuarin e tyre me këngë popullore patriotike shqiptare të përcjella edhe me vallëzim nëpër tërë sallën. Përfundimi i kësaj ore letrare do të mbahet mend edhe nga udhëheqja e shkëlqyeshme dhe kompetente të Hysni Mirenes .Pas përfundimit të pranishmit ju lëshuan komunikimit më njëri tjetrin,këmbimin e librave,adresave dhe diskutimeve rreth rrjedhës se përgjithshme te këtij tubimi me karakter kulturor. Nga masa e pranishme me takoj shpesh të dëgjoj se si mërgimtarët tonë kanë nevojë për takime të tilla qe kanë karakter ekskluzivisht kulturorë. ########## Çmimi; „Azem Shkreli“ për krijuesit në mërgatë L SHAKSH në Gjermani shpall: K O N K U R S letrar dhe të artit figurativ, për krijuesit e mërgatës shqiptare, me vepra të botuara në vitet 2008 dhe 2009. Çmimi „Azem Shkreli“ i LShAKSH përmban dekoratën me këtë emër dhe këto shpërblime me të holla: Shpërblimi i parë për vepër letrare artistike400.-Eu Shpërblimi i dytë për pikturë ..300.-Eu Shpërblimi i tretë për vepër letrare artistike.200.-Eu Autorët, duhet të dërgojnë nga tre (3) ekzemplarë të veprës së tyre të botuar, të cekur si më lart, deri më datën: 10 mars 2010, në adresën: “Albanische Bund Schriftsteler, Kunstler & Kulturschafenden” Hagener Str. 138 / b 58256, Ennepetal D e u t s c h l a n d Piktorët, nga një vepër të tyre (pikturë) duhet ta ekspozojnë në ditën e manifestimit, kushtuar poetit të madh, Azem Shkrelit, në “Haus Ennepetal” 58256 -Ennepetal, më 23 maj 2010. Paraprakisht duhet të lajmërojnë pjesëmarrjen, ndërsa përmes internetit duhet të dërgojnë kopjen pikturës në këtë adresë : » martincuni@hotmail.de « ! Të drejtë pjesëmarrje në konkurs kanë të gjithë krijuesit e mërgatës shqiptare. 15 shkurt 2010 Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe e Krijuesve Shqiptar në Gjermani +++++++++++++ LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR(LSHAKSH) NË GJERMANI Redaksia e Revistës “Muza Shqiptare” Të dashur krijues shqiptar në mërgatë! Të dashur krijues shqiptar në Gjermani! Lidhja e shkrimtarëve, artistëve, dhe krijuesve shqiptar në Gjermani,me aktivitetet e veta të gjertanishme kulturore deri diku ka mbuluar kërkesat kulturore të mërgimtarëve tanë shqiptar në Gjermani, me aktivitete të ndryshme kulturore ka afruar afër njëri tjetrit, krijues të ndryshëm, ka afruar krijuesit me bashkatdhetarët e vet në mërgatë, ka afruar mërgatën shqiptare në Gjermani me atdheun e vet Shqipërinë e bashkuar, dhe ka bashkuar dashamirët e fjalës së shkruar me krijuesit e saj. LSHAKSH-ja në Gjermani ka mbi njëqind anëtar nga të gjitha qytetet e Gjermanisë, qe përfaqësojnë pothuaj se të gjitha veprimtaritë kulturore. LSHAKSH-ja ne Gjermani ka bërë promovimin e dhjeta librave të rinj nga anëtar të saj dhe publikimin e tyre, disa ekspozita, nga piktorët tanë si edhe ekspozitën e fotografive nga lufta e z. Martin Çunit,etj. Në këtë Lidhje gravitojnë poet, shkrimtarë, artistë të skenës teatrore, të këngës, pastaj grupi i valleve, piktor dhe aktivist të ndryshëm qe i kontribuojnë prezantimit dhe publikimit te aktiviteteve kulturore në Gjermani. LSHAKSH-ja në Gjermani ne vitin 2008, botoi Revistën letrare “Muza Shqiptare” e parashikuar fillimisht dy herë në vit,me pretendime që ta botojmë më shpesh kurdo qe te vijnë ditë më të mira. Revista është e formatit A4 me përmbajtje ekskluzivisht letrare dhe qe përfshinë mbi pesëdhjetë autor të gjinive të ndryshme letrare e kulturore. Për gjendjen e tanishme të Lidhjes dhe për kontributin e gjertanishëm të anëtarësisë se saj me gjerësisht do informoheni pas pushimeve verore. Të nderuar krijues shqiptarë, të nderuar anëtar të LSHAKSH-në Gjermani! Tani po përgatitem për botimin e numrit të dytë të Revistës; “Muza Shqiptare”. Ju lutem të na dërgoni punimet tuaja sa më parë qe mundeni në mënyrë qe ta përgatisim numrin e dytë së paku për festen e 28 Nëntorit. palsokoli@hotmail.com ose te kontakti i Web.Faqes: www.unus.cabanova.de , Ju lutëm qe ta ndihmoni aktivitetin tonë të mëtutjeshëm me aktivitete te juaja, me krijime tuaja dhe me pagesën e anëtarësisë se Lidhjes sonë. Pagesa e anëtarësisë ndihmon direkt edhe vazhdimin e botimit të Revistës”Muza Shqiptare”. Ju lutem mos harroni ta paguani ! Alb. BSKK -in Deutschland e. V Konto Nr. 7001704 BLZ. 45451060 Sparkasse Ennepetal- Breckerfeld An ë tarësia për një Vit ë sht ë (minimumi) 60 Euro Me shpresa qe kontributi juaj do na premtoj suksese tona te reja, përzemërsisht ju përshëndes: Redaktor përgjegjës i “Muza Shqiptare” dhe arkëtari i LSHAKSH-në Gjermani Pal Sokoli Tel. 00491796756023 ------------- KRIJUESIT E ARTITI DHE LETERSISE SHQIPTARE NE GJERMANI GJITHENJE MA AFER PUBLIKUT Krijuesit shqiptar në Gjermani po e ngisin gjithnjë imazhin e vet drejt nje strategjie te mirëfillt ne fushën e kulturës dhe të artit me një krijimtari tërheqëse për lexuesit shqiptar dhe të atij gjermane! Lidhja e Shkimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani është vazhdimisht në rrjedha te një ser aktivitetesh që nga krijimi i sajë para dy vitesh.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani shpesh herë gjatë kësaje periudhe ka dalë para publikut me promovime librash,takime letrare,manifestime kulturore ,perkujtime dëshmorësh manifestime të datave me karakter kombëtar e të tjera.Aktiviteti i tyre sikur ka marre një frymë tradicionale të zhvillimit të kultivimit të krijimtarisë së tyre në mërgim.Një takim i radhës u mbajt edhe me datën 2 Maj në qytetin Koblenz të Gjermanisë ,një orë letrare në kuadrin e se cilës u bë edhe promovimi i librit ma te ri”Prekja e endrrës” e poetit Hasan Qyqalla.Vëllezërit Gjoni themelues te shoqatës “Stublla” të emerrtuar me toponomin e fshatit te tyre nga Stublla e Kosovës ishin edhe vitin e kaluar nikoqirët e orës letrare po me të njëjten datë ,në bashkeorganizim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar në Gjermani dhanë kontribute edhe kësaj here për ta bërë realitet moton, takime letrare tradicionale në Koblenz të Gjermanisë. Ishte ora 18 e ditës së shtunde ku qindra artdashës kishin udhëtuar me qindra kilometra por pati pjesmarrës edhe nga Kosova dhe nga shtetet tjera të Europës, ku shqiptarët janë të përqendruar si emigrant. Fillimisht programi filloj me intonimin e himnit kombëtar te të dy shteteve , atij te Kosovës dhe te Shqipërisë rrespektivisht himnin kombëtar. Programin e hapi zonja Alma Papamihali antare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani me ç`rast shpalosi dhe prezentoj renditjen e programit,ku ndër te tjera përshendeti pavaresinë e Kosoves ,pranimin e Shqiperisë në Nato dhe dorzimin e aplikimit te hyrjes së Shqiperisë në Bashkesinë Europiane. Nga zonja Papamihali u propozua të mbahet një minutë heshtje për ti nderuar të gjithë dëshmorët e kombit dhe pastaj skenen i la arsimtarit dhe nje aktivisti të dalluar, zotit Sejdi Gashit i cili u prezentua me një skenar filmik të ngjarjeve kombëtare që nga shpallja e pavarësisë së Shqiperisë dhe ndarja e sajë nga sundimi turk,ishte e prezentuar edhe lufta e dytë botërore dhe sakrificat shqiptare të asajë periudhe,me pas nga fotografi dhe mbishkrime të këtyre periudhave, ishin edhe nghjarjet e vitit 1981 që ishin ngjarëjet ma te organizuara kombetare për ti fut shqiptarët e Kosovës drejt aspiratave përfundimtare për t`u çliruar nga okupatori serbo-sllav.Ato ngjarëje janë dhe do te mbesin tek populli shqiptare ndër ma te lavdishmet sepse u bënë zëdhënëse dhe flamurtare për ti përmiresuar gabimet e historisë së luftës së dytë botrore, qe padretësishe Kosova mbeti nën sundimin e Jugosllavise artificiale me ç`rast themelet e ish Jugosllavise u rrënuan po nga këto ngjarëje. Skenari i filmit la mbresa perkujtuese me dëshmi të theksuara deri të ngjarëjet e fundit të shpalljen e pavaresise së Kosovës . Pastaj fjalën e mori z. Naser Halili i cili i përshëndeti të pranishmit në emër të Lidhjes se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar në Gjermani si sekretar i kësaj shoqate dhe përgezoj promovimin e librit të ri nga poeti Hasan Qyqalla.Ma vone fjalën përshendetëse e morën edhe përfaqesuesit e partisë demokratike z.Sadri Lata dhe antari i lidhjes demokratike z.Ejup Shala. Zoti Nikolle Gjoni kryetar i shoqatës “Stublla “ i përgëzoj të pranishmit e orës letrare dhe mysafiërt duke i ftuar dhe për takime të tjera me karakter kulturor. Pas fjaës përshëndetëse të lartpermendurve , tubimi kaloj në fazën e promovimit te librit. Mbi vlerat e këtij libri foli poeti Dibran Demaku ku theksoj se është një libër i vlerave të larta te të shprehurit e vargjeve me tematike dhe figuracione me njjë koloritet të gjithëmbarëshem, duke u prekur ndjenjat e autorit ndaj atëdheut dhe nda aspiratave tona kombetare .Edhe vet autori bëri recitimin e dy poezive të shkëputura nga libri “Prekja e ëndrës” poezinë e parë me titull njohja me “Elin nga Çamëria” dhe poezinë e fundit të librit me titull” Prekja e ëndrrës”ku u emëtua edhe titulli i librit ma të ri i poetit Hasan Qyqallës,pas botimit të dy librave të ma herëshme me poezi,me titull “Dua të vdes shqip”botuar ne 2004 dhe “Robi i lirisë” botuar në vitiv 2007. Në vazhdim të programit u shpall edhe konkursi letrar që do të prezetohen para publikut me vargjet e veta poetët pjesëmarrës në sallë. Para se te fillonte prezentimi i poetëve z.Papamihali ftoj ne skenë antarët e jurisë për vlerësimin dhe ndarjen e çmimeve ,poetin Sarë Gjergji antar i Lidhjes së Shkrimtarë të Kosovës dhe mysafir nga Kosova i ardhur enkas për këtë takim ,Asllan Dibranin anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptar në Gjermani dhe piktor nga Shtutgardi ,si dhe Sadri Lata përfaqesues i PDK ne Gjermani. Konkurimi i i pjesmarrësve ishte me sa vijon:Kastriot Ferizi u prezentua me poezitë “Lulja e bozhurit”dhe e “E ndaluara”,Dibran Demaku me poezitë “Kosova po del ne vete” dhe poezinë kushtuar” Jasharëve për rezistencën heroike ndaj atëdheut” .Sadik Krasniqi me poezinë “Unazë dheu”Alma Papamihali u prezentua me poezitë “Kur martohesh me poet”dhe “Gjuhë shqipe kamë në vete”,Pal sokoli “Amanet Drinit” u prezentua edhe Sevëme Preteni e cila interpretoj dy poezi të veta për pavaresinë e Kosovës etj.Mbresa të veçanta la të publiku edhe prezenca e një poetje gjermane Heike Schölman që jetonte në rrethin e Hanoverit dhe kishte udhëtuar mbi 300 kilometra për t`ju bashkuar këtij takimi letrar e cila interpretoj poezitë e saja ne gjuhën gjermane. Pasi përfundoj konkurimi i pjesmarrësve për poezitë ma të mira, jurisë i mbeti që ti ndajë çmimet e ma të mirëve dhe sipas vleresimit te jurisë çmimi i pare i takoj poetes Alma Papamihalit, çmimi i dytë ju nda Sevëme Pretenit dhe çmimi i tret poetit Pal Sokolit.Ndërsa me çmimin e publikut u shpërblyen, poetja gjermane Heike Schölman dhe Kastriot Ferizi.Në fund anëtari i jurisë Asllan Dibrani i përshendeti të pranishmit dhe bërë një analizë letrare të këtyre poezive të pjesmarrësve të interpretuara para publikut,duke theksuar se vërtet e kishim vështire ti ndajmë shpërblimet por i ndamë ashtu sipas vlersimit tonë dhe iu uroj suksese në të ardhëmen, sepse vargjët dhe krijimtaria e mergimtarëve tanë do të jetë një pjesë ekulturës artit dhe historisë që po e lëmë pas vetes për brezat e ma vonshëm. Reportazh i shkruar me daten 07.05,2009 në Shtuttgard nga Asllan Dibrani Grupi i krijusve shqiptar para përfundimit të takimit letrar ----------------- PROMOVIME LIBRASH TË RINJË NË KOBLENCË Me pranë Letërsisë, me pranë Artit. Ne kuadrin e muajit letrar, por gjithashtu, nisur nga dëshira e mirë për të sjellë sa me pranë dashamirësve të Artit ne përgjithësi, si dhe te Letërsisë ne veçanti, të rejat e fundit nga autoret tanë, LSHAKSH(Lidhja e Shkrimtareve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë) në Gjermani,dhe Sh.I.H.K " Stublla" ( Shoqata Integruese Humanitare dhe Kulturore Stublla ). organizojnë promovimin e librave nga tre autore, përkatësisht te: 1. DIBRAN DEMAKUT me librin për fëmijë "Gjeografia e klasës sime", 2.ALMA PAPAMIHALIT me vëllimin poetik "Nen tingujt e natës", 3.HASAN QYQALLA me vëllimin poetik "Robi i Lirisë". Pjesëmarrësit e kësaj mbasditeje artistike, do te kenë rastin gjithashtu, te ndjekin dhe ekspozitën me foto artistike nga tema e luftës, vështirësive dhe përpjekjeve te popullit te Kosovës, fiksuar nga aparati i artistit dhe shkrimtarit te njohur, Martin Çuni - Antoni. Ftohen te marrin pjese, te gjithë artdashësit dhe bashkatdhetarët tanë me banim ne Gjermani, Ditën e Shtune, date 26 PRILL 2008, ora 14°°, ne adresën: BEGEGUNGSSTÄTTE ST. ELISABETH ELISABETHSTR: 8 56073 KOBLENZ -RAUNTAL Gjermani - 26 Prill NE OREN 14 °°- Për çdo sqarim ose informacion te mëtejshëm, ju mund te telefononi ne numrat: Hasan Qyqalla + 49 1774205089 ose, Nikollë Gjoni + 49 1716950335 ----------- 20.09.2007 L SH A K SHQIPTAR N Ë G J E R M A N I I n f o r m a t ë: Revistë e re letrare, arti dhe kulture; “ Muza shqiptare" Të nderuar krijues në mërgim, LSHAK Shqiptar në Gjermani ka marrë nismën që të botojë një revistë letrare, arti dhe kulture; andaj ju ftojmë për bashkëpunim dhe kontribut me krijimet tuaja në prozë, poezi, pjesë dramash për të rritur, vështrime e kritika letrare e të artit pamor etj. Pastaj vështrime për kulturën, muzikën etj. I mirëpresim sugjerimet tuaja dhe kontributet tuaja! Krijimet tuaja mund ti dërgoni në këtë adresë: palsokoli@hotmail.com Ose në adresën e L.SH.A.K. Shqiptar në Gjermani www.unus.de te Kontakti. P.S. Ju lutemi që punimet tuaja të na i dërgoni te shtypura ose me adresë elektronike ose edhe në disketë ose Cd në adresën e lartëshenuar deri ne fund te muajt tetor. ------------------------------- L SH A K Shqiptarë në Gjermani(vlen per kryesinë) Ftesë: Më 14 tetor 2007, në orën 15:00 h (e diel), ftojmë anëtaret e kryesisë së L SH A K shqiptar në Gjermani që të marrin pjesë në nje takim pune. Rendi i ditës: 1. Pergaditja e revistes letrare 2. Plotësimi i dy vendeve të kryesisë. 3. Emërimi i anëtarëve të redaksisë letrare 4. Kremtimi i festave të Nëntorit 5. Të ndryshme Adresa e Vëndtakimit: Hotel Restaurant "Am Hexenturm" Große Rurstraße 94 52428 Jülich A44 Duesseldorf drejtimi Aachen dalja Juelich/Koslar B56 drejtimi Juelich ose A4 Köln drejtimi Aachen dalja 7 Jülich B56 drejtimi Jülich Zonja dhe Zotërinjë të nderuar të keni konsideratë kohen. Përshëndetje vllëzërore: Jülich, 07.10.2007 sekretari i L SH A K Naser Halili ------------------------- L SH A K Shqiptarë në Gjermani Letër informative anëtarëve të Kryesisë Zonja dhe zotërinj të nderuar! Ndjej kënaqësi të veçantë e kam nderin që po ju lajmërohem në këtë mënyrë që tju informoj për ecurinë e mbledhjes së Kryesisë më 02.06.07, në Wuppertal. Prezantuan: M. Çuni-Antoni, kryetar; Rifat Binaku, Ramiz Kelmendi, Pal Sokoli, Sadri Gashi, Naser Halili, Sejdi Sopi,Enver Hasani, Fehmi Sopi dhe Sami Thaçi; tre te fundit anëtarë të Lidhjes... Me shkrim kanë dhënë kontributin e tyre: Llesh Dukagjini Llemadeo, Liman Zogaj, Arsim Kajtazi, Dibran Demaku, me telefon Shqipe Demiri dhe dr.Kolë Daka. Llemadeo, L. Zogaj dhe Dibran Demaku në letrat e tyre kishin bërë propozime konkrete që u morën parasysh pjesërisht. Për vendet me përgjegjësi në kryesi u votuan: (duke marrë parasysh edhe votat e propozuesve me shkrim) këta anëtarë të Kryesisë: Nënkryetare e Lidhjes... zonjusha Shqipe Demiri Sekretar, zotëriu Naser Halili Arkëtar, zotëriu Pal Sokoli Zëdhënës, zotëriu Llesh Dukagjini Zëvendës arkëtari duhet të jetë profesionist jashtë kryesisë, që do të caktohet pastaj. P u n a n ë g r u p e Grupi i parë: U fol gjerë e gjatë për format e punës që të gjenden rrugëve për mbështetjen e krijimtarisë dhe të krijuesve tanë në mërgim. U fol për botimin e librit shqip dhe afirmimin e tij. Nga Kryesia ... u propozua që bërthama punuese për këto qëllime të udhëhiqet nga krijuesit: Pal Sokoli dhe Vehbi Musa. Pergjegjes u caktua Pal Sokoli. U theksua që me përkushtim do të bëhet një pune ekipore nga krijuesit tanë këtu dhe do të ketë bashkëpunim edhe me krijuesit tanë nga trojet tona. U shqyrtua ideja që mbështetet edhe në Statutin e Lidhjes... bërja e një reviste letrare artistike në mërgim. Koncepti i saj do të përpunohet nga grupi i krijuesve. Grupi i dytë: Mbështetja e manifestimeve kulturore e artistike, përkujtimet, promovimet letrare, festimet ... U propozua që ti udhëheqin Liman Zogaj, Sadri Gashi dhe Bashkim Osmani. U tha se do të mbështeten dhe organizohen ekspozita të artit pamor... Liman Zogaj u caktua përgjegjës i këtij grupi. 1. Në fund u shqyrtua kërkesa me shkrim e z. Arsim Kajtazi, që të lirohet nga stafi i Kryesisë së L SH A K Shqiptarë në Gjermani për disa arsye, e që si ma kryesoren e thekson ai : pamundësia për angazhimin e tij të duhur. Citojmë fjalët e tij: në fund të letrës: ...” kërkoj që të më lironi nga ai obligim dhe prezantim publik për mua si një anëtar Kryesie...” Kryesia e pranoi këtë me keqardhje! Në vendin e tij deri në Kuvendin e ardhshëm u caktua z. Vehbi Musa. /Procesverbalin e mbajti z. Pal Sokoli, nga i cili u nxorën këto konstatime/ 11 qershor `07 Krytar: z.Martin Çuni Antoni Sekretar: z. Naser Halili d.v. -------------------------- L SH A K Shqiptar në Gjermani F t e s ë Më 03 qershor 2007, në orën 12.00 , ( e diele ), ftojmë anëtarët e Kryesisë së L SH A K Shqiptar në Gjermani që të marrin pjesë në një takim pune. Rendi i ditës : 1.Caktimi dhe emërimi i disa anëtarëve të kryesisë që do të bartin këto detyra: nënkryetar, sekretar,arkëtar dhe zëdhënës i Lidhjes... 2.Caktimi dhe emërimi i grupeve të punës 3.Të ndryshme A d r e s a e v e n d t a k i m i t : Bashkësia Kulturore Shqiptare “7 Shtatori” Wuppertal Hazfelder Str. Nr. 12 42281 W. Barmen Nga A 46 , Ausfart : W. Barmen, menjëherë pas kësaj daljeje afër shitores “Litel”. Luteni që të merrni pjesë në këtë takim; e nëse jo na dërgoni kontributin tuaj me shkrim përmes internetit! 29.05. O7 Për Kryesinë: Ennepetal Martin Çuni Antoni ----------------------------------------- STATUSI I LIDHJES.. DHE LAJMËRIMET Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar Gjermani F t e s ë për Kuvendin e dytë Të nderuar krijues, pas një pauze, erdhi rasti të bëjmë një takim të gjerë krijues dhe kuvendin e lidhjes. Kuvendi do të mbahet më: 29. 04. 2007, në Hanover. Fillon në orën: 11.00.(e diele). Adresa: Freitzeitheim Linden Windheim Str. 4 30451- Hanover Ata që vijnë me tramvaj: linja nr. 10 drejtimi Ahelm, zbritja në stacionin Leinau Straße. Tel. për komunikim 02333833562, dhe E-mail: martincuni@hotmail.de ose ne kontakt te kesaj faqe-je. Orari i punës: 11.00 h : Program i shkurtër artistik; fëmijët e “Abetares” Hanover 12.00 h : Promovimi i tre librave të rinj; dy antologji dhe një autor 13.00 h : Kuvendi i dytë i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani Rendi i ditës: 1. Aprovimi i dokumenteve të lidhjes 2. Plotësimi i disa vendeve udhëheqëse 3. Përcaktimi i anëtarësisë 4. Koordinimi i punës së lidhjes, aksionet 5. Eventuale 03.04.2007Martin Çuni- Antoni d.v. Ennepetal P S : Aneks e keni edhe Statutin e Lidhjes, eventual edhe ndonjë material shtesë. -------- Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar në Gjermani sh .r. S T A T U T I i Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar në Gjermani sh. r. Përmbajtja: 1 Emri, selia, viti financiar 2 Qëllimi dhe detyrat 3 Dobia e përbashkët 4 Anëtarësia 5 Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve 6 Pagesa e anëtarësisë 7 Përfundimi i anëtarësisë 8 Organet e Shoqatës 9 Mbledhja e përgjithshme 10 Bordi 11 Bordi mbikëqyrës 12 Proces mbajtja 13 Shuarja e Shoqatës 14 Hyrja në fuçi 1 Emri, selia, viti financiar 1. Shoqata mban emrin: Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar në Gjermani, sh. r. Në regjistrin e shoqatave do të regjistrohet; pas aplikimit do të ketë emrin: Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Kulturor Shqiptar në Gjermani , sh. r. 2. Selia e shoqatës është në Wuppertal ose Ennepetal 3. Viti financiar i Shoqatës është viti kalendarik. 2 Qëllimi dhe detyrat (1) Qëllimi i shoqatës është angazhimi në fushat vijuese: kulturë, arsim, çështje sociale, dhe posaçërisht në përkrahjen e projekteve kulturore. (2) Shoqata angazhohet për një dialog në mes të kulturave, si dhe për zhbërjen e keqkuptimeve dhe paragjykimeve në mes të kulturave dhe popujve. (3) Qëllimet statutore realizohen nëpërmjet përkrahjes së anëtarëve tanë: shkrimtarëve, artistëve, dhe krijuesve në projektet e tyre kulturore në fushën e letërsisë, të artit, të muzikës, të komunikimit dhe medias... Detyra kyçe të punës janë: -Përkrahja e projekteve kulturore në Gjermani dhe Evropë. -Organizimi i seminareve, simpoziumeve, ekspozitave të artit, takimeve letrare, projekteve për mbrojtjen e monumenteve, projekteve për ditë festash, kurseve për nxënien e shqipes dhe të gjermanishtes. -Angazhimi në fushën e edukimit, të ngritjes së të rinjve , të këmbimit kulturor dhe integrues në Gjermani; në territoret shqiptare dhe mbarë Evropën. -Organizimi i garave sportive, takimeve rinore dhe seminareve folklorike. (4)Shoqata angazhohet për krijimin e një qendre kulturore dhe muzeore: Shtëpia Shqiptare” në Gjermani, (5) Në situata të nevojshme në territoret etnike shqiptare, në Gjermani apo diku tjetër, shoqata do të kontribuon me ndihma humanitare dhe me organizimin e aksioneve gjegjëse humanitare. 3 Dobia e përbashkët (1) Shoqata ka drejtpërdrejt dhe pa përjashtime vetëm qëllime të dobisë së përbashkët, sipas kapitullit”Qëllimet me taksa të lehtësuara” të rregulloreve tatimore. (2) Shoqata vepron për qëllime të përbashkëta, ajo nuk ka për qëllim parësor rentabilitetin e vet. (3) Mjetet e shoqatës guxohet të përdoren vetëm për qëllime të parapara me rregullore. (4) Askush nuk guxon të paguhet për shpenzime të cilat janë kryer jashtë qëllimeve të shoqatës apo të (dëm)shpërblehet për harxhime të bëra pa masë. 2 4 Anëtarësia (1) Anëtarët e shoqatës përbëhet nga: -Anëtarët e rregullt -Anëtarët mbështetës -Anëtarët e nderit (2) A n ë t a r ë të r r e g u l l t në shoqatë mund të bëhen personat me prejardhje shqiptare ose tjetër, të cilët jetojnë në Gjermani ose në vende tjera të Evropës si: shkrimtarët, poetët, piktorët, kompozitorët, dramaturgët, aktorët dhe krijues të tjerë. Aplikimin për anëtarësim e shqyrton Bordi i shoqatës. Bordi vendosë për ndërmarrjen e publikimeve dhe të veprimtarisë. (3) A n ë t a r ë t m b ë s h t e t ë s mund të bëhet secili person natyror e juridik. Për këtë lloj anëtarësimi gjithashtu duhet të aplikohet me shkrim te Bordi i shoqatës. (4) A n ë t a r n d e r i mund të bëhet një person, i cili ka bërë të arritura të jashtëzakonshme për shoqatën apo për qëllimet e saja. Emërimi për anëtar nderi bëhet nga mbledhja e përgjithshme sipas propozimit të Bordit. 5 Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve (1) Të gjithë anëtarët janë të obliguar që të veprojnë sipas rregullores së shoqatës. (2) Anëtarët kanë të drejtë të marrin pjesë në të gjitha aktivitetet që parashihen si qëllime të shoqatës. (3) Në Gjermani ose në vende të tjera evropiane, ku ka më shumë se 20 anëtarë të rregullt mund të bëhen seksione kulturore me të njëjtin statut. 6 Pagesa e anëtarësisë Pagesa e anëtarësisë duhet të bëhet rregullisht. Shuma e saj caktohet në mbledhjen e përgjithshme. 7 Përfundimi i anëtarësisë (1)Anëtarësia shuhet me braktisjen vullnetare, shlyerje, përjashtim apo me rastin e vdekjes. (2)Braktisja vullnetare mund te paraqitet me shkrim te Bordi deri më 30.06; përkatësisht më 31.12, pagesa e anëtarësisë ( 6 ) për atë gjysmë viti duhet të paguhet. (3)Bordi mund të përjashtojë nga anëtarësia, anëtarët që dëmtojnë imazhin e shoqatës 3 (4)Anëtarët e anuluar apo të përjashtuar nga kryesia, kanë të drejtë ankese në mbledhjen e përgjithshme të rregullt që pason. (5)Një anëtar mund të përjashtohet edhe në rastin kur pas dy vërejtjeve që të paguaj anëtarësinë nuk e heqë borxhin. Përjashtimi bëhet kur kalojnë më tepër se tre muaj nga dërgimi i vërejtjes së dytë me shkrim. 8 Organet e shoqatës Organet e shoqatës janë: - Kuvendi - Bordi - Kuvendi ka të drejtën e themelimit të organeve tjera. 9 K u v e n d i ( 1 ) Organi më i lartë i shoqatës është Kuvendi. Në Kuvend secili anëtar ka një votë. Bartja e të drejtës së votës tek një anëtar tjetër nuk është e lejueshme. ( 2 ) Kuvendi është kompetent për çështjet në vijim: 1.zgjedhja, shkarkimi dhe largimi i Bordit pas paraqitjes së llogarisë së arkës, 2.aktvendimet për ndryshimet e Statutit dhe mbi vendimet e shoqatës, mbi propozimin e pagesës së anëtarësisë, 3.shpalljen e anëtarëve të nderit ,si dhe detyra të tjera, sipas Statutit dhe sipas ligjit në fuçi. ( 3 ) Kuvendi mbahet një herë në vit dhe mundësisht në çerekun e parë të vitit. Ai thirret nga Bordi me një afat prej dy javësh me shkrim, thirrje elektronike / me shkrim / ose përmes telefonit. Afati fillon me datën e postimit të thirrjes. Thirrja merret si e dërguar nëse dërgohet në adresën / elektron. / e fundit që iu ka dhënë shoqatës. ( 4 ) Kuvendi i jashtëzakonshëm bëhet me kërkesën anëtarëve, nëse 1/3 e anëtarëve e bëjnë apel me shkrim me të dhënat për shkakun. Bashkë me apelin e anëtarëve dërgohet edhe rendi i ditës. (5) Parakushti për thirrjen e Kuvendit ekziston gjithashtu edhe atëherë, kur këtë e kërkon interesi i shoqatës. (6) Mbledhja e Kuvendit është vendimmarrëse , nëse ajo është thirrur në mënyrë të rregullt. (7) Vendimet në Kuvend merren me shumicë të thjeshtë. Ndryshimet në statut kërkojnë 2/3 e anëtarëve prezent. Këtu vlejnë votat e vlefshme të dhëna. (8) Kuvendi duhet që në fillim të tij të caktoj një udhëheqës të mbledhjes si dhe një procesmbajtës. 4 10 B o r d i (1)Bordi është përgjegjës për të gjitha detyrat e shoqatës, nëse këto detyra nuk iu kanë caktuar ndonjë organi tjetër në bazë të rregullores. Detyrat kryesore janë: - udhëheqja e punëve aktuale - përgatitja dhe thirrja e K u v e n d i t si dhe caktimi i rendit të ditës - zbatimi i vendimeve te Kuvendit - përgatitja e një plani vjetor - vendimmarrja ndaj kërkesave për pranim dhe përjashtim nga anëtarësia. - udhëheqja e aksioneve (2) B o r d i përbëhet nga : - kryetari - z. v. kryetari - sekretari - arkëtari - z. v. arkëtari - dhe nga dhjetë anëtarë (3) Bordi është vendimmarrës nëse janë prezent tetë anëtarë. Vendimet janë të plotfuqishme me shumicën e votave. Me rastin e barazimit në votim, vota e kryetarit vendosë. (4) Shoqata në mënyrë gjyqësore dhe jashtë gjyqësore përfaqësohet nga kryetari, nënkryetari dhe sekretari ose dy prej tyre. (5) Mandati i kryetarit të shoqatës zgjatë 4 (katër vjet. Ai zgjidhet në mbledhjen e Kuvendit. Me përfundimin e anëtarësisë, përfundon edhe detyra e anëtarit të kryesisë. (6) Një përfaqësues i veçantë për çështje të posaçme dhe detyrë të caktuar mund të emërohet e caktohet. Ai në çfarëdo kohe mund të thirret nga bordi. Përfaqësuesi i veçantë po ashtu mund të shkarkohet nga bordi. 11 Këshilli mbikëqyrës Arkëtari në librin e tij shënon hyrje daljet dhe jep raportin në çdo Kuvend për to. Puna e arkëtarëve kontrollohet në saktësinë e llogaritjeve nga këshilli mbikëqyrës , i cili zgjidhet nga Kuvendi. Kontrollimi i arkës nuk përfshinë edhe qëllimin e shpenzimeve të miratuara nga Bordi. 5 12 Proces mbajtja Rrjedhja e Kuvendit shënohet në procesverbal, dhe ky duhet të nënshkruhet nga kryesuesi i Kuvendit dhe nga procesmbajtësi. 13 Shuarja e shoqatës (1)Shuarja e shoqatës mund të bëhet vetëm në Kuvendin e thirrur për këtë qëllim dhe me një afat prej katër javësh. Në këtë mbledhje duhet të prezantojnë 4/5 e anëtarëve. (2)Për vendimmarrje janë të nevojshme e votave. Nëse nuk arrihet vendimmarrja për shkak të mosprezantimit 4/5 e anëtarëve, duhet të thirret një kuvend i ri brenda 14 ditëve, e cila mbledhje është vendimmarrëse pa marrë parasysh numrin prezent të anëtarëve. (3)Në rast të shuarjes së shoqatës, prona e saj i jepet Shoqatës “Nëna Tereze” në Gjermani (Regj.-Nr. 14149 München) me qëllim të caktuar, që kjo pronë të përdoret pa përjashtim, vetëm për qëllime humanitare. 14 Hyrja në fuçi Statuti hyn në fuçi më ___me regjistrimin e saj____në _______Ennepetal__me shkrim nga anëtarët i vërtetuar
Lajme të reja nga Lidhja e shkrimtarëve,artistëve dhe krijuesve shqiptar në Gjermani
- Homepage
- LSHAKSH-ne Gjermani-Bordi
- Lajme rreth Lidhjes
- Poezi nga Lidhja
- Gedichte von Pal Sokoli
- Lidhje-Vegza
- Kontakti dhe letra nga miqët
- Anëtarsohu ne LSHAKSH-ne Gj
- Antarët e Lidhjes
- Anëtar nderi
- Kush paguan dhe kush jo
Banner COM