Powered by Cabanova
Krijime poetike nga antarët e Lidhjes... Martin Çuni, Shqipe Demiri,Dibran Demaku dhe Rifat Binaku dhe Alma Papamihaili. Alma Papamihaili Dy poezi shkeputur prej librit "Nen tingujt e nates"shtypur ne shtepia botuese "Emal" ne Tirane dhe redaktuar nga Victor Canosinaj . Alma Papamihali Lindur ne Tirane, ne qershor ne vitin 1974. Pas tetevjecare kam kryer gjimnazin "Ismail Qemali" dhe me pas ne degen Gjuhe - Letersi ne Tirane.Poezia ka qene dhe mbetet pasioni im. Me terheq arti ne pergjithesi...Smund te le ketu pa permendur edhe muziken apo pikturen. Megjithate arti i te shkruarit eshte i vetmi qe permbush boten time. Prej disa vitesh jetoj ne gjermani (ne Aschaffenburg)...se bashku me familjen time. Kete vit vlen kam krijuar gjithashtu nje shkolle te pavarur shqipe ku numerohen afersisht 20 nxenes shqiptare (te shqiperise dhe te Kosoves)..te lindur ne gjermani...me deshiren e madhe per te mesuar gjuhen e shkruar shqipe. Udhehiqem nga motoja: "Gjuha ruhet, aty ku shkruhet". USHQEHEM ME GJUHËN TIME Jam një lypëse e mjerë, Sjam e pasur o njeri, Ndaj mos mu afro, Kur skam çtë të fal... Jam një lypëse e mjerë, Ushqehem me gjuhën time, Një libër kërkoj lëmoshë, Ndryshe të mbijetoj sja dal. DUA NATYRËN TIME Dua të hedh në varg natyrën, Qiellit vrenjtësinë tja humbas, Ajrin me parfum ta lyej, Pastaj fuqishëm të thërras. Të thërras sa zëri tmë ngjiret, E ngadalë e tëra të shterem, Dua të hedh në varg natyrën, Aromës së saj të endem. Dua të hedh në varg natyrën, Të vetmen që më rilind mua. Po ku ta gjej të bukurin vend? Ndaj mbeta poete e dështuar. POETËT Poetët...ah...poetët, ...............çnjerëz qenkan, ...................................vallë? Lindin, ..........të dashuruar, ..................dhe vdesin beqarë. ËNDRRAT Nëse ëndrrat nuk do ekzistonin Jeta do kthehej në përvëlim, Etja e jetës do mbetej pashuar, Pa ëndrrën, një jetë do quhej trishtim. Nëse me fjalë smund të zgjidhej, Nyja mpleksur pa dëshirë, Ëndrrës do i rikthehesha, Atje je vërtetë njeri i lirë. Ëndërr dhe jetë! Sinonime të etjes së pashuar, Nëse një ditë do shuhej etja, Dije, nga kjo jetë ke shkuar. KUJDES Nëse një degë këput mos pyet më pas, pema si quhet... Para se dikë të lëndosh, mundohu të dish, çfarë duhet... KUAJT Kurrë sia qava hallin kalorësit për këmbët, që i vareshin. Netëve ulëriva, me kuajt në stallë. Më dhimbej, kurrizi i tyre i dalë... (Alma Papamihali) MASKAT Nuk i shpiku Venezia të famshmet maska, që njerëzit me to fytyrën të mbulonin... Nuk i shpiku Venezia, shumëngjyrëshet maska, prej kohësh në botë, karnavale festonin... (Alma Papamihali) Martin Çuni - Antoni , u lind në fshatin Ujz i Hasit të Thatë, më 14 maj l948. Ciklin e ultë të shkollës fillore e bëri në fsh. Bishtazhin të Hasit, ndërsa tetëvjeçaren e përfundoi në fsh. Keqekollë të Gollapit, ku i punonte i ati, Ndreca. Gjimnazin e mbaroi në vitin l968 në Prishtinë. Më pastaj i vazhdoi studimet në F F të Prishtinës,Dega e Pedagogjisë. Gjatë studimeve për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike u detyrua të punojë. Fillimisht , tre vite punoi në sh.f. “ Rilindja “ të Keqekollës,Pastaj në K N I “ Ramiz Sadiku “ të Prishtinës. Më vonë pranohet në punë në RTV-të Prishtinës, si gazetar në Redaksinë e Kulturë - Programi për fëmijë. Ka udhëhequr Emisionet: “ Mirëmëngjesi fëmijë “, “ Kolovajza e së dielës “ , emisionin për të rritur“ Karvani i fshatit “, etj. Asokohe realizon reportazhe, shkruan vargje , prozë, tekste për radiodramë etj. Që nga viti 1968, M. Çuni , merr pjesë aktive në lëvizjen ilegale të kohës, në platformën e avancimit të çështjes kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre në Jugosllavi. Në vitin l982 arrestohet me shumë veprimtarë të tjerë, e më pastaj dënohet me tetë vjet burg. Për veprimtari në burg, më vonë dënohet edhe një herë. Në burgjet e Serbisë i mban nëntë vjet, prej tyre tetë izolim. Martini edhe në vuajtje të dënimit vazhdon të shkruaj. Në fund të vitit 1990, pas vuajtjes së dënimit, ai emigron në Zagreb, një vit më vonë shkon në Shqipëri, si reporter i Radio Zagrebit, për emisionin shqip atje. Në vitin 1992, për shkaqe ekonomike edhe politike emigron në Gjermaninë Federale. Aty u angazhua për themelimin e Bashkësisë Shqiptare. Në vitin 1998 kthehet në Kosovë dhe iu bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht ishte në njësitet e Z U të Drenicës, te komandanti Sylejman Selimi, në Likoc, prej nga raportoi për Radion Deutsche Wele. Në nëntor të vitit l998, Shtabi i Përgjithshëm i U Ç K - së kishte marrë vendim për themelimin e institucioneve të luftës: Radios “Kosova e Lirë “ e Agjencisë“ Kosova Pres “. Aty M. Çuni do të veprojë deri në fund të luftës, së bashku me Ahmet Qeriqin, Berat Luzhën, Nusret Pllanën, Nezir Myrtën, Habib Zogajn, Qemal Aliun, Isa Krasniqin e të tjerë. Pas luftës, me vendim të Ministrisë së Informatave në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, derisa punonte në R. “ Kosova e Lirë “, M. Çuni caktohet në detyrë të udhëheqësit të Organit Drejtues për fillimin e punës në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pas gjashtë muaj angazhimi gratis, në drejtim të krijimit të kushteve për kthim të gazetarëve dhe të punëtorëve në R T P , ai jep dorëheqje i pakënaqur me rezultatet e arritura. Për shkaqe ekzistenciale serish i kthehet kurbetit. Aktualisht jeton e punon në Gjermani. M. Çuni ka këto vepra të botuara: “ Reportazhe Lufte “ dokumentar, “ Jetë e furtunë “poezi për të rritur, “ Jetë për jetën “ poezi për fëmijë. Ai ka edhe shumë dorëshkrime të pabotuara , nga burgu e pas tij. A. Qeriqi SHQIPTARVE Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë U kemi ra Trup, mishra e kocka me helm e vrer Na kanë la Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas Na kanë heqë Në shpirt e në zemër petka të zeza Na kanë veshë Gjilpërat nën thonj, në këmbë e duar Të thyera nejtë Të heqim dorë përgjithmonë nga e drejta Jonë e shenjtë Katilët me maska rreth e rrotull nesh Me fytyrën e djallit Hapu Tokë, hapu Qiell në paqe, të dalim Nga gropë e zjarrit Kalavar : fëmijë, gra e pleq të Arbërisë Masakrohen me orgji Eshtrat ua tundën, varrosën e zhvarrosën Nëpër serbosllavi Mbi gjirin e nënës së vdekur, fëmiu Përpiqej të mbajë jetën Heronjtë iu qepen shkrepave më dhëmbë Një copë Dielli gjetën O ZOT, me rrugën e JEZUIT profet Gjatë na shëlbove Lumenj gjurmësh gjaku nëpër vite E nuk na shpagove Kado që erdhi e keqja, futë e shemër Te ne bëri fole GJERGJ e ADEM çdo shekull, Perëndi Pse s munden me lé. MBI ATLANTIK I madhi Atlantik Ku është Atlantida Pse fshehë oqean Kush iku atëherë Kush po ikë tash Sot e mot mbi Atlantik Vragë e plagë mbi Atlantidë Mbi Atlantik shtegtim Atlantikasit ku janë A takuan Ilirinë 09. 04.04. Mbi Atlantik Kujtim Amerike /malësorëve/ Kujtim mbi kujtim Me nxënësin tim Shembull dhe mburrje Valë kujtimesh , vuajtje Gjolulit, Berishës Balidemajve të Malësisë Krenari , malësorë Malësie Ngadhënjeni si dasmorë Nju Jork, 04.04 Krenari e trisht / A. Shkrelit / Shkrel e Titan Krenari e trisht Mbi Bjeshkët e Nemuna Karvani i Bardhë u ndal Muzat pushuan mbi kroje E mbetën të etura Në Sanxhakun e lartë Trungjet plakur e mbete Filizat nuk na njohin Krra, krra, fat i shkretë Shrecksbah, l995 Mik e vëlla / Z. Halilit / Kur frynte era katundisht Ngushëllonte edhe hija e buzëqeshje Suferina ta plogështoi zemrën Pastaj si ndalje lotët Diellin dëshirove për të harruarit Për zemërvrarët rreze të ngrohta Që ti përjetojnë si Bota Ishte shtrëngim i madh duarsh Përqafim vëllazëror në shkurt Ndarja e madhe pasoi në gusht Kurrë më së bashku në katin e gjashtë Nga dritarja që fliste aq këndshëm As në Pallatin e Shkronjave Ëndrrat nuk do të na rrëshqasin Ecejaket nuk do të ndalen Nga pallati në pallat Ne të dy si fëmijë bonjakë 8 maj 94. Tren, Giessen LIRI Të shoh në fytyrën e fëmijëve Të shoh në mirësinë e nënës Të shoh në burrërinë e babës Të shoh në dashurinë e të dashurës Ende nuk të shoh në vendin tim 24. Qershor 93. Schlüsselfeld Ecje Ec e ec shqiptarët Cakun nuk e gjetën Fajet i ka Koka Fajet si ka Bota Sbëri gjë Evropa Ec e ec shqiptarët Dy hapa përpara Një hap prapa Merren me pasojat Vuajnë nga lëngata Fajet i ka Bota Shohin ëndrra të kota Ec e ec shqiptarët Degën nën këmbë presin Arritën të bëjnë “ shtetin “ Dy shpata për të tjerët Një e mbajnë për vete Qejfe bëjnë si mëhalla Me këngë e me bejte 19. Maj 2005, Breckerfeld- Gj. Acari Kur vetmia të rrethon Robëria të behët kurorë Kur në log thahet rrapi Atdheu mbulohet me borë Kur një vend e mban xhelati Krijuesit akulli i mbulon Atëherë Bota kthehet mbrapa Truri i kombit nuk punon 12 janar 97, Gjermani Shqipe Demiri - Ka lindur me 11 Shkurt 1985 ne Shkup - qe nga viti 1991 ne gjermani - Shkolla: - Klasa 1. (3 muaj) ne Shkup, pastaj ne gjermani - 2004 mbarimi i shkolles se mesme (Käthe Kollwitz Gymnasium Wesseling) - qe nga viti 2004: studente e filologjisë amerikane dhe spanjolle si dhe se drejtes publike ne Univerzitetin e Bonn-it. Poezi: - qe nga mosha e hershme (garat e recitatoreve ne gjermani: 4 here e shperblyer per recitim) - qe nga mosha 11-vjecare (perafersisht) shkruan (poezi dhe proza te shkurta kryesisht ne gjuhen shqipe) Ajo i lëshonin sytë shkëndija dridhëshin duartë e saja i levizi buza ngadalë por si dilte fjalë nga goja mbylli sytë dhe për një herë një pikë loti e pafuqishme si ç’do herë e gjallë por jo në jetë kaltërsi Kaltërsi pa fund por asgjë tjetër pos kaltërsije Kaltërsi e bukur por e zbrazët njëashtu Kaltërsi që i bën kurreshtarë, që i fascinon Kaltërsi e kaltërt. Per mua asgjë Kaltërsi e panjohur që çdokush ëndërron Kaltërsi që mua dot s’po më plotëson. Përballë vetës Vërdallë sillem Mendoj për jetën Vetën Kam përballë Përpiqem t’kuptoj Kush është ajo Se njioh Prej saj po tërhiqem Prej kujt Pyes vetën Ndërkoh t’vertetën E gjej T’fshehem pas saj Don ajo Më bindë ndërkohë T’i rrëfehem Kërkoj arsyje Për t’mos iu rrëfyer Dhe duke e gënjyer Në sy e shikoj Pse m’gënjen Pyet vajza përballe Sillem vërdallë Ajo t’mos më sheh e huaj qytet i ftohtë me shi dhe re i errët është s’ka asgje t’re nga një qosh diku pak gjelbërt shpërthen ta tërhek vëmendjen për një moment ta humb mendjën dhe të kthen pas në vende të largta në kohë që ndoshta kurr s’kanë qenë njerëz të ftohtë me rroba të trasha me çadra të humbur janë nër çadra një rreze e dobët dielli të ngroh është diellë me dhëmb mos u mashtro dhe të kthen pas në vende të ngrohta në kohë që ndoshta ishin në verë por pikat e ftohta të shiut të zgjojnë mbi faqe mbi ballë pikin dhe thonë: ti je e huaj! Kur të kthehesh Kur të kthehesh gjithçka ndryshe do të jet. Do t’kujtosh të gjithat që kanë qenë. Dhe në sytë e tu do mblidhen lotë dhe në gjoks diçka do të shtrëngon. Do t’dridhen duartë, grushtat do shtrëngosh, do t’kafshosh buzët por s’do të mund të qash. Do t’jesh shumë afër asaj që të mungoi aq gjat, do të ndjejsh trishtim kur ta shiqosh. Sa vështirë t’i afrohesh. Pamundur prap ta mbash, ta shtrëngosh. Me t’kaluarën të përballohesh dhe të vdekurën ta përqafosh. qytet Dy ftyra ke plot ftyra n’to të njerëzve të tu Pasqyrohen n’lumin tënd që dy anët i ndanë Përditshmëri plot dinamikë plot gëzim dhe vuajtje Jeton n’kontraste konzervativë ndeshën me modernizmin Dhe dy popuj, fqinj të vjetër. Lajnë mëkatet e t’kaluarës Kulturë shekujsh në ty jeton është lodhur, plakur dhe harruar Dhe shumë të tjera fshehtësi që je duke i mbuluar Miliona rreshta nuk mjaftojnë për t’përshkruar ty se ti qytet mbanë ftyra shumë plot dhimbje plot gjallëri ndryshe Premtime nuk bëjmë Ndoshta s’mund t’i mbajmë Nuk themi të dua Kur s’është e vërtet Dhe kësaj here Nuk është si përvjet Ështe n’dryshe Krejt ndryshe S’mund ta puthësh diellin Kur qiellin se don Nuk mund t’jesh dikush që nuk je Nuk munden T’jenë vetem trillime ëndërrat që i ke Këtë besim nuk e kam njohur asnjeherë Je ndryshe, krejt ndryshe Nga të tjerë Ti vjen me verën Afrohesh ngadalë Me çdo sekond që kalon Dhe çdo fjalë që shkruhet Çdo frymëmarje e imja Një hap më afër teje më qon viktimë Grindesh n’vetvete, i han thonjët, buza gjak tu bë nga kafshimet dhe mban në vete pendimet që t’mundojnë. Si hije je bërë. Fantazmë e trishtuar. Fshehesh nga ç’do shikim i saj. Frikacak! Burrë dikur i thoshe vetës. Sytë të janë skuqur, ndërgjegjja të vret. Duke pirë duhan provon të dalësh nga dilema. Do t’vdesësh i paftyrë. Viktimë e tradhëtisë tënde. zero është sikur t’mos ishte kështu ndryshe pretendon të jet pse- nuk spjegohet dot -gjithçka duket zbeht koha ecë rreth meje ecin shekuj bashk me të dhe një second sa një dekadë kohë të t’kthej dhe të të ndalë sot të jet atëherë dhe t’mos vazhdojë e ngrirë pa ty e dehur sjam jam në vetëdije t’plotë e trubullt pak por e humbur jo pengon nje zero shprazëtirë që vetëm unë e vërej kjo pengesë s’më le t’vazhdoj në tasht nuk realizoj ndryshim ndryshimi është në tasht nuk kthjellem dot paskam ngelë shumë shekuj pas eshte sikur t’mos ishte kështu ndryshe pretendon të jet pse- për mua vazhdimisht -gjithcka duket zbeht Ata me moral Një njollë gjaku e parëndësishme sa vet jeta e një njeriu të vogël në një botë të madhe. Me vrull po përpiqen të zbulojnë çdo imtësi të spjegojnë t’pakutimtën që s’ka relevancë. Të pavetëdishëm për atë që kërkojnë vazhdojnë t’shkojnë pas gjedheve që ecnin para tyre. psikoanalizë Mblidhi spirrat që i ke shpërndarë mbi parket vite me rradhë. Bashkoi. Formoje një figurë që të pasqyron ty dhe konvenon në sistem. Mos e shiko vetën më si një njeri të copëtuar. Nuk je më e thyer në mijëra copëza të vogla. Nuk janë më shumë por është vetëm një. Je ti. E lumtur. Ah e lumtur t’jesh gjithnjë. Prishtinë Saherë që vi tek ti më pret me shi. Shumë pak di për ty qytet i vogël. Nuk kuptoj pse aq shumë të mbaj mend. Më lidhin me ty shumë kujtime fëmirije. Tani këtu ndodhem. Një dekadë ka kaluar dhe rrugicat e tua të vogla si paskam harruar, sa çudi. Shumë sy të panjohur më vështrojnë por s’me frikësojnë. Janë të ngohtë disi, njësoj si ti. Qytet i vogël më shi. Pikturë Si të përshkruaj Çka ndjej për ty Kur fjalët nuk mjaftojnë. Më duhen ngjyra. Sillmi ngjyrat! Gjelbërt, verdh Freskia Që ti solle në jetën time. Kuq dhe pembe Pembe e dhezt Pasion. Hirët, Hirët dhe zi Dhimbja e tanishme. Tani Nuk shoh më asgje Nuk shoh më ngjyra Kam frikë U verbova Ndihmë! Dibran Demaku Dibran Demaku u lind me 18 Prill 1956 ne fshatin Abri e Epërme te Drenasit. Shkollimin fillor e mbaroi ne fshatin e lindjes,ndërkaq te mesmin dhe ate universitar ne Prishtine. Mbaroi studimet ne Degën e letërsisë dhe te gjuhës shqipe ne Fakultetin e Filolologjisë te Universitetit te Prishtinës. Pas studimeve shtate vite me radhe punoi gazetar ne Programin për fëmije te Radiotelevizionit te Prishtinës. Qe nga viti 1993 jeton ne Gjermani. Me shkrime filloi te merret qe nga bankat e shkollës se mesme. Shkruan poezi e proze për te rritur e për fëmije. Deri me tash i ka botuar dy përmbledhje me poezi për fëmije: 1. Vogëlushe dhe shtatore 2. Rrëfimet e kalasë se vjetër PORTRET LUFTETARI (Babait) Gjate jetës se vet beri vetëm dy fotografi një për letërnjoftim e nje kur shkoi n`ushtri Gjate gjashtëdhjetë vjetëve te ti kishte vetëm një dashuri për te gjithë:diell-liri. Ne te dy luftërat botërore ishte luftëtar i lirisë mbronte gjeografinë e atdheut. Hone:Si ai askush nuk e përdorte maliherin ne jetën e vet te vogël ne shpirt ujiste nderin. Para se te vdiste fëmijëve u la porosinë ne jete-mbi te gjitha te çmoj EMRI YT-DRITE NE TEMPUJ (Vëllait tim Behramit i rene për liri ne luftën e fundit) Si babai ynë dikur Ti u bere,vëlla,Flamur. Me armikun dhemb per dhemb vertikal,gjithmone ne kembe. Vecse ca plumba te zi te pershkuan bri per bri Per kete vend,per kete Toke ti e le,vella,nje koke. Per kete Toke,per nje liri Emei yt-ne perjetesi. Neper vite,neper shekuj Emri yt-drite ne Tempuj. KOHE E LIGE DHE LEHONE Ne dhome zagushi poci ta djeg ballin perjashta furtune kohe e lige dhe lehone Sonte mos del nkorzo mos fol asnje fjale fjalet i bart era kohe e lige dhe lehone Sa e gjate kjo nate femija pyet prindin: -Babi kur agon?! kohe e lige dhe lehone PYLLI Ne perralle nje pyll i rralle Ia prene deget mugulloi Ia prene trupin prap buloi Ia prene rrenjet prap rrenje vuri Pyll i dendur me rrenje ne guri Neper shekuj Shtize flamuri. RADISHEVES (Vendlindjes se Shote Galices) Radisheve u shtange apo u krenove ate nate kur e percolle Shoten per ne cete e duhej ta dregoje nuse. Ate nate nuk u kupezua kenga e cikave kur ne vend te duvakut te nuserise ne koke i vure plisin e bardhe kur ne vend te dhuratave per dasmoret i dhurove pushken. Radisheve, a te dogji flaka e luftes ty,qe e linde Shoten dhe ua dhurove maleve per liri apo te ngrohu zeri tingellues i Shotes ne netet e gjata te dimrit. Radisheve, ku e ke varrin e bijes tende kreshnike vale u frikesove apo nuk pate vend nder varre?! Radisheve, Cili jemi me krenar per kete Heroine ti qe e linde Shoten dhe ua dhurove maleve per liri apo une qe rritem me kengen e saj ne gji. DRENICË Desha te te takoj ne enderr e te takova ne legjende Ahmet Delia mprehte Sopaten se armiq kishte shume Azem Bejta me Daden Shote buzeqeshnin para shkolle ne Prekaz e flisnin me Tahir Mehen e me Shaban Polluzhen Fehmi Lladrovci bashke me Xheven thrnin vargje per ardhmerine Legjenda me automatik i rrezonte nje nga nje ushtaret e armikut e kendonte... KORBAT Korbat nuk kendojne kenge per Trimat e nese kendojne a vlejne kenget e tyre? KU TA GJEJ BLERIMIN Syte nuk mbyllen e kapaket i rendon gjumi endrrat kallen flake bregut te nje lumi Shpresat mbeten peng ne fillim te nje pranvere lulet ne bulim mos i keput Ylbere Ku ta gjej blerimin qe ma vodhi vjeshta si ta mund pikellimin vashe me keta rrjeshta. KATER STINE PA TY Koha perbirohet ngadale neper stine agimet pranvarore lindin dashuri Trendelina ime rritur ne kodrine endrrat sec mi vodhe dhe ike me to rendin tash kujtimet neper trotoare sonte enderroj nje takim te ri ti do te vijsh e lehte si lule flutur pranvere ishull lumturie-zemer e gezuar ne ditet e bardha qe do te vijne pasketaj enderr mengjesi e gjakut te zgjuar Prangat le te keputen ne nje dashuri agimet le te kallen ne shikimin tend trandu det i gjer per nje pabesi yll mengjesi ne zemer do lind perseri. MERGIMTAREVE Varg,varg,varg Larg,larg-larg u niset rrugës se harrimit atdheun e latë pas valle a do ta gjeni rrugën e kthimit pa ju atdheu është jetim. SERVILI I thane se je i mençur e ai beri urti tha: Jam me i mençuri ne bote e qeshi si fëmije. I thane se je trim e ai beri trimëri vrau dy miza e plagosi një Mi. I thane se je budalla e quajtën:Gomar për dëshirën tuaj tha: mund te ha dhe bar. Ter jetën servil tere jetën kokulët i duruar si gomar i urte si një pule. I thane cnuk i thane ter jetën e shanë gjersa ndërroi jete servili i shkrete. RIFAT BINAKU - lindur me 10 .02. 1952 në Koliq- Komuna e Prishtinës. Shkollën fillore dhe shkollën e mesme të mjekësisë i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Universitetin e Zagrebit dhe më pas në specializimin e sëmundjeve të gojës në Sarajevë e Prishtinë. Rifati është prezantuar nëpër revista të ndryshme sidomos viteve 1974 e sidomos me një cikël poezish kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të titulluar “Gjëmë Guri” në vitin 1978 në revistën letrare”Oko” të Zagrebit PAMJE KOSOVARE Në oborrin e një kulle një dele e bardhë po kulloste ditët Pran saj një nënë e veshur në të zeza ulur mbi një gur e kthyer kah rruga kah pritja Tek frëngjitë e grise dy stërqok rrinin si një maje vere e këndonin si një këngë malli Kush e pa diellin,kush e pa qiellin n’at pamje. PARA KAMBANES 15 TON-SHE NË BOCHUM Me sy ti masë këndet në fund të harkut të sbraset peshë ma qon heshtjen. Plisat e mi s’kumbojnë në këtë mot dimri as kullat as fjalët s’gjëmuan kur nisi e na përpijnë rrugët shkumojnë plisat si kambana e këtij mëngjesi qe zhurmon dhe thërret zgjimin. PAS KTHIMIT Jemi nisur.. si gjëmë kau me peshë globi mbi brirë na dërmon hapave e nëpër plagë kohë harrimi ecim e ecim kthimit para syve na dridhet gjëmë mali.. po vijmë edhe me zogj të rritur me copa mërgimi po vijmë të pritja a do te na njohë dheu i ynë të thinjur dhe të bërë vjeshtë në largësi Kur të vijmë.. të pragu i portave të pritjes do të ngrinim nga një gotë uji Batllave për te gjithë ata qe na mbesin larg e t’pa dhé. O lisa e plisa të mi para shpatullave të malit kur gurrojnë gurrat tona Sahare u bëni pelegrin edhe atyre qe s’janë. KAVALLI PREJ ASHTI Kavalli prej ashti i lakuar pak shpuar me zjarre kurrizit kah me dalin plagët fryme si gjemë fëmije a nënë burri a nusje e mbushin pikllime fushësyrin e ditve tona t’zisë Gjakun tim tej gjaku ashtas këngën time t’vajit kavall prej ashti qe me rri në varë në tela balli e s’mund ta mbush frymë me buzë të qara bore dimri e mergate flaket prej ëndrre vetem një her të gjemojnë si ti e gjyshi breg me breg të malet tona kavall i pa zë t’gjemojnë tej fushave t’harrimit e të zgjojmë gjumë te secili sy pritje nisjen. PRAP THERJE KOSOVE Kthe një faqe kah mali Bardhe të shkrepin shkrepat në bisht të syve kah vera sa të na pikin akujt afshit të flakes Faqen tjeter kah do gur të bardhë qe presin si cepa të pashuar malli për veren e verave Kosovë. Prandasj nisu më këngë në krah e nxirre malin prej mjegulle prej gjumi gjethet. Nëpër fushëlulët të shohim veq Flutura në vënd të Korbave mi kthe ëndrrat e këputura harrimit lum Bardha. VENDIM Sillu Glob sillu me të plakuren tonë mbi supe sillu,se jemi gjithkund e kudo nëpër rrugë tek e miklojmë ngapak vitheve të mos na harroj per emrin qe ja dhamë dhe e mësuam se q’është pa bukë. Sillu Glob sillu Me frymët tona në kulm durimi Se nëpër tela ashti po na vjen Eurekë Thirrje vendimi. Sillu kah do qe të sillesh Se ne do të ndalemi në Arbërinë tonë të madhe. NË QAFËTHANË Per herë të parë kaperceva ëndrren e dola të nëna,me një Mirmengjesë ballë për balln në pik të agut thyem etjen në shiqim. Një shekull pritje qasti koha na rri në mes e një fillim vere dhe një korrik të ndarë. Mirë se erdhe Verë! Para syve të lodhur malli Tjeter diell e valë deti Do të na i zbusin plagët prej dimri. Pertej pritjes së gjatë Dhe heshtjes Loke Kosova ta shtrinë doren e zemren. VONESË ZHGENJIMI Ketu nuk na duel verë veq malli ka zënë pritë në shteg plagë e mengjeset nuk agojn si në Koliq kemi mall edhe për gjëmë Gjoli qe nisë prej maje akulli vere në kokë Sharri e melodi ere mes pishave të Germisë. Dhembje per varg ara buke mes krihve të Drinit e gurët tanë. ketu s’ëshë si atje sall vjeshtë na rri pezull koke t’permalluara për ditë vere.. Na mungon Kosova. NË BREG KOSOVE Te një breg Kosove rri një rreze e verdhë kandil tej Orve natës i bënë dritë Kohë të kohoj heshtja Orë e ndalur mbi borë ëndrre. Rri një ëmer n’epitaf te një gur i pa verë te një plis i pa fjalë. Rri një lule një kupë mall per poetin. BUZË TË DJEGURA MALLI Niseni njëher një këngë Buzë të pa qeshura dhe të dalë ku të dalë vetem të trembet vaji syve pastaj mbylluni brenda vetes e plasni flaken vargjeve deri n’prag mengjesi niseni një küngë në kulm nate dhe këndoni siq i këndohet ditës këndoni dhe këndoni edhe pse larg mali buzë të djegura malli.
Krijime poetike nga antarët e Lidhjes.. Sevëme Fetiqi-Preteni Xhenc Bezhi,Hasan Qyqalla Liman Zogaj,Ilirjanë Lladroci dhe Shaban Cakolli Sevëme Fetiqi-Preteni: U Lind me 1961 në Vushtrri. Shkollen fillore dhe te mesmen i kreu ne vendlindje,ndersa studjoi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. Në Vitn 1985 botoi përmbledhjen me poezi"Kurorë e kaltër",ndersa n vitin 1998 permbledhjen" Dëshmia e kthimit tim" poezi. Jeton në Gjermani. Tani anëtare e Lidhjes se shkrimtarve,artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani. Disa poezi nga librat e saj: NATË E PLAGOSUR I Në shtegun e pritjes me agim në duar të gjata në lojëra stinësh me pëllumba të bardhë nga syri imi lëshoje në qiellin tëndë të paskaj . Hiri ynë pluhurosi shekujt kur ra nata e plagosur mbi fytyrat e përlotura nata e pagjumësisë erdhi heshturazi gjurmëve të mia nga ikën pëllumbat e agut. 1985,nga “Kurorë e kaltër”. NATË E PLAGOSUR II Serish u kthyen pëllumbat e mi të agimeve të përhimta zbriten me shpresë mbi pullazet e shtëpive te kodra e diellit e dini se dita po vjen kur sqepat i ngjyrosnin në lumin e përgjakur të kësaj nate të plagosur pagjumësia me rolin e dëshmitares së pagabueshme së bashku me pëllumbat i shkundnin krahët e lodhur në pluhurin e shekujve puthnin plagët e muzgut të skuqur all dhuronin bardhësinë e puplave përfundimit të lidhjes së plagëve të kësaj nate të përlotur unë pritja me drojë në pragun e ekzistencës sime rrini këtu o pëllumba të agut. JETA ËSHTË DHURATË Me leckë të mëndafshtë ma fshije ma fshije të djeshmen të sotmen mos ma shëno në protokollin e së nesërmes unë isha dikur jam sot por sdo të jem si isha dikur dhe jam sot Jeta është dhuratë moj mike gjashtë ditë të shkurta pikëllim një ditë e gjatë gëzim. vazhdojnë......... në perpunim! XHENC BEZHI -Lindur me 15.11.1961 në Gjakovë. Shkollen e mesme në “Hysni Zajmi” Gjakovë dhe pastaj diplomon Gjuhë dhe letersi në shkollen e lartë pedagogjike “Bajram Curri”në Gjakovë.Ka punuar në arsim, dhe organizonte aktivitete të ndryshme kulturore pranë SH.L.P dhe amaterizmit në qytetin e Gjakovës nëpërmes trupes së Teatrit amator “Emin Duraku”. Me shkrime merret prej shkolles së mesme ,ka botue nëpër shtypin periodik të asaj kohe dhe në revisten lokale letrare “Shtigje”të klubit letrarë “Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë.Prej vitit 1992 pa deshiren e tij migron në Austri ku jeton edhe sot. KRUSHKU I MERGUAR SHKRUM SHPIRTI Athue kullat mbulue i ka bari? athue motrat diegjen nga malli? athue nënat presin të ngrata? athue dita ndryshon nga nata? Të fala Kosovë të çojmë nga mërgimi jeta larg teje s`na sjellë pikë gëzimi ditet e gjata netët pa gjum shpirti nga malli po bëhët shkrumb Si tufë e trembur në vende tjera pa diell,pa lule na vjen pranvera ku stinë e vite shkojnë pa vënë re un femiu i yt perjetë,o Mëmdhe Kur te vie dita jep kushtrim Jam i gatshem per rreshtim mos ju njohtë as guri i varrit kush s`vjen te vdes për dhe të t`parit. Salzburg 10.05.1994. TRENI SHTEGTAR Natën,ditën në çdo stinë treni bartë shtegëtar, të ndjekur,te rrahur fajtor se jan shqiptar. Në përendim gjeten “parajsen” që ua premtuan rrefugjat, të huaj i pagzuan. me vete moren, vetem shpresën e kthimit atje lanë çdo gjë në mshiren e shkatrrimit. Salzburg 1998 FYELL I RINISË Jan këto pak vargje të dalura nga rruga nga ara nga shkolla nga lëvrimi i diturisë nga errësira e shtrydhur në dritë nga disa vrima në rrypin e babës së pa epur të dalura kokrrat e thara të djersës nën plisin prej reve të vrugta rrufegoditur të dalura nga të pa dalurat. Gjakovë Prill 1982. KOSOVË Thellë pas mesnate unë gjumtreturi yt përkundi me mall kujtesen për një jetë të tretur për një djep rreze ylberi për një derë të hapur në kopshtin me lule për një varr të qet`e në parkun e lirisë unë, një pikë; nga gjaku i yt i tretur unë plaga jote Salzburg 15 08 1993 NATA E PURGATORVE Te lutem nënë mos ndez qira për ne sonte te mërguar jemi,por të vdekur jo. Vdekjen kurrë se deshe E qirinj gjithmonë të vdekurve u ndeze. Ti i deshe djepat nënë; në Europë ninulla shqipe u këndohen nipave tu. Lutu ne këtë natë për të vdekurit e këndo për ata që duan të jetojnë. Lutu edhe për djemtë tu të shpërndarë, e na mallko nënë po nuk erdhëm ne dasmën e parë. Edhe ne si ti e urrejmë mërgimin në gjumë e zgjuar e ëndërrojmë bashkimin. Salzburg PREMIERË Në teatrin e Europës tragjedia në skenë, Kosova Ballkani në rrezik. Regjisori sjell hellin pjek mish të njomë të kënaq ambiciet e Zonjës plakë. Aktorët interpretojnë vdekjen në token e ndezur flakë Statistët i ranë honorarit Spektatorët i fryjnë zjarrit sipas skenarit të plakur. Salzburg 11 .11 .1998 MALLË Sy të iu shikoj nuk kam shoh vetëm sytë e juaj; të pa tharë o motër madhe, o mëmë jetoni në mua ,pa mua unë në dysh i ndarë i vetmuar me shumë shokë kalorësit e shekullit te ri pa kalë. Salzburg 07 08 1994 Në Salzburg Kur rrugët me prenë në besë e ujit, e rrebeshi zi fut më bëri hekurat e rrugës ma vranë shtatin deri në tkurrjen e jetës qe me përplasi në zemër të Alpeve për all një kalaje ku gjeta “mrizin e zanave” dhe Shpatën e Gjergjit me majë jo kah osmanlinjtë por kah Karpatet rrinte vrik. Salzburg 03. 08 .1994 MASAKRES SË TIVARIT Tivar a u ngope gjak Tivar a të patëm hak Shpella ,deti a u ngopën koka ,trupa e gjymtyrë Rrugët në gjak a tu lanë nga katërmijë e njëqind shqiptarë në besë rob të nxënë ? Gjakovë Shtatorë 1992 NË PRITJE Çdo agim të prita në pjesën time të qiellit e të tokës i armatosur me durim trupova Golgotën gjanë e gjatë në stacione të prita çdo ditë çdo natë e ti njalë e plagosur binarëve të luftëpaqes rrëshqet me mund ti gëzosh ata që të presin në fund Salzburg 10.09 1994 Shënime për Autorin Hasan Qyqalla u lind më 8 Janar 1961 në Bardh të Madh, komuna e Fushë Kosovës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe i mbaroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Disa vjet punoi në KEK, ndërsa që nga viti 1993 jeton dhe vepron në Brol, afër Bonit në Gjermani. Me shkrime mirret që nga viti 1976, kur iu botua vjersha e parë në revistën "Shëndeti" e për të vazhduar së shkruari në të gjitha revistat e atëhershme. Bashkëpunoi edhe mjetet e informimit vizuel (me Radio-Prishtinën, TVP), e tjera. 1. TA BËJMË SHQIPËRINË Atje ku bebëz e Tokës buron gjak Atje ku Besë e Flamur në lashtësi Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...! Atje ku janë ndërtuar kullat dardane Bajraqet ngritur,lart në atë troll Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane Atje ajo Tokë quhet Kosovë...! Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot Ku kali i Trojës merr turr e vrap Ku loket përkundin djepat me këngë e lot Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap. Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri! Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri! Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri Unik të marshojm përpara lak-muesit Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI 2. MOS Mos ma thaj sonte lotin e njomë Ka mall Kosove Mos ma ndal këngën e re Ka etje Kosove Mos më sulmo ëndërrat e natës Kanë ngjyrë Kosove Mos ma lëndo samarin e shpirtit Me të e bart Kosovën Mos më vrit me maskë në lak Shkel gjakun,vret Kosovën! 3. JO PIKË LOTI-PO PIKA GJAKU Edhe në mesnatë Rajna rrjedh fare qetë E vështroj shumë vonë me gotën e thyer I shtrir trup akull,kokën valë të nxehtë Ç'të bëj me lotin nga "burimi" i përlyer. Ngrihem e hedh gotën plot pezm e vaj Rruga e kujtimeve sikur s'ka mbarim Ankth e frikë vërshuan,ndeshën valë-valë T'hudhem pas gotës.Ndal!-dëgjova një oshtimë. O ju valët e Rajnës tani jeni të përlotur Mos u dëshproni për gotëthyerjen dhe një pikë gjak Nëna ndryshe s'beson se është loti i birit të tretur Babi i thinjur do ta njoh ngjyrën,është i tij ai gjak. Kur merrni ujë për Lule në lumin e Bardhit Aty do gjeni gotën e thyer me lot e një pikë gjak Loti është për juve,për mua më të dashurit E gjaku për Lirin,Kosovës ia kam borgj e hak! 4. VDEKJA KRENARE (Familjes Jashari) U përkula para Teje,t'më dëftosh ti o Trim U gjunjëzova para Syve,t'thellë sa deti i Arbërit U përshëndetëm pa zë,për Nder të fisit tim U ndamë në heshtje.Unë në udhën e mërgimtarit! Shqiponjë në këngë Kosove Gjrgj në histori të trungut të ri Baladë shekulli hyre prore Kandil kombi i brezit të ri. Fryej një çast puhi marsi,flladit çerpikun e atdhetarit Ndal rënkimin lum Prekazi,flakadan përtej malit Zjarr,o trim nga trimërit.Kosova djep i shqiptarit Ndal i the dhunës barbare mbi Dheun e bijtë e Arbërit! Kur të këndohen këngë Lirie Sjell voglushët për çdo mars Të takoj n'tel poezie Dritë,legjendë shkruaj me laps! 5. MËMËS SIME Kush më qetëson fare kokëdhembjen Kush mund t'më shuaj këtë zjarr n'kraharor Kush kthen në takt zemrën e zhuritur Dora e mëmës,fjalë me përkdheljen. Shqyer e shqepur,ndër vite t'marra N'dritë vajguri thurje bluzë a çorapë Në shkollë na përcillje me puthje të zjarrta N'prehërin e ngrohtë,ktheja turr e vrap. Është e shtrenjta,Shenjtëri e jetës Nënë e shpirtit-damar i zemrës Lule kopshti-rritë e këngës Mëmë e dashur mall i brengës. Kur t'kërkoj më je shum larg Kur ligjëroj zërin s'më dëgjon Unë sot digjem "Kandil Frashëri" "Vaji i burrit është kënga"-thonë. Mora shpatën e preva lumin me një këngë nga Drenoci plak "Lulëzoj fush' e mali" për durimin ...unë do vij më prit n'sokak! 6. SHPRESA VDES E FUNDIT Seç më the këtë urti,filozoz a njeri urtak I kripur nga klasikët,i brumosur me art. Bisedojm për histori,gjenezë e letërsi Kulla oxhaku,oda-tradit fisi,bujari. Këmban për këngë burrash,zile për fëmij Për shkollën shqipe,kulturë,Flamur e besnikëri. Këndove këngë Kosove përmallshëm në lartësi "Shpresa vdes e fundit",paragraf pa melodi. 7. GJURMË BEQARIE I harrove vargjet e shkruara,në çdo muzg me kokë n'dritare Duke m'pritur ti këndoje,Princ a çun...dashuri beçarie... Kur ngushticës shtruar n'kalldërm,një duf zemre rrodhi ngrohtë Ngule sytë n'hijen e ikur,plasë vaji,shpërthyen valë lotë. Nuk shkruaj kot me krenari,një algjebër dashuri rinore S'ta gërvish plagën së ndari,zgjebe ndjenjash gjithëstinore! Tret premtimet si puhizë,ngelën gjurmët n'kalldërm të vjetër Zhdukën ëndërrat alergjike,Jeta mori kahjen tjetër...!!! 8. SYTË E EVGJENISË Sytë e tu,moj Evgjeni i takova vetëm n'letër E buzëqeshur me mimikë,arshiki e kohës vjetër. U bëre këngë e pakënduar,zure vend në vargun tim Shpirtbardhë e padjallëzuar,plagë m'u bëre në mërgim. Lotin tënd do ta përkdhel,ngrite kokën kthe mënjanë Ja një rreze sa po lind,është për ty Evgjeni matanë. E molisur e venitur,sikur tretesh ditë nga pak Kujto "Lulen e Kujtimit",dashuris mos i bëj lak! E psherëtima kur t'kaplon,nxirr ofsham të thellë sa deti Merre lapsin kujto vetë...!Është ai çuni nga Kurbeti. Kur të ndjehesh e trazuar,ik në kopsht kërko qetësi, Engjëllushë a Doruntinë,...urt lexo këtë poezi...!!! 9. BARDHIT Zog bilbili i këngës së re Fluturimthi në qiell këndon Shpirt shtegtari i uritur Fushë,ograjë kot gjurmon. Lë shikimet të marrin udhë Ajër mëngjesi plot ngrohtësi Si huaj befas "prekem" Shifër "X" në timen çati. I molisur ulem pranë kalasë Bri lumit t'kaltër,valë... n'Bardh S'është gënjeshtër,as trillim Heu shejtan,pse ke ardhë!? Bardhi im a më bekove Unë të këndova në çdo stinë Le përbuzjen,më premto: Jeta në ty është me florinjë. 10. BETOHU... Betohu në shpatën e Kastriotit në plisin e Dadë Shotës në flamurin e Plakut të Vlorës në alfabetin e Manastirit në mirësin e Nënë Terezës... Betohu në fjalën e studentit në urtinë e Anton Çettës në Kanunin e Lekës në trimërin e Pajazitit në pushkën e Jasharajve...! Betohu në tradit në një Zot betuhu shqip betuhu në gjakun e njomë,në pleqësi "...kurrë ndër vëllezër t'mos ketë Hasmëri..." Flakë gjaku me Besa-Besë Vetëm shqip dua të vdes Liman Zogaj -Ka Lindur më 1960 në Katundin LLadroc,Kosovë.Me Krijimtari Letrare Artistike zë fillin deri sa ishte Nxënës i Shkollës së Mesme në Ferizaj. Më vonë krahas Poezisë ka bërë sprova në vatra te Teatrit Amator me Regji dhe Aktrim.Krijimtarin e parë Letrare e ka botuar nëGazetat:"Rilindja","Zëri i Rinisë","Bota e Re" e më vonë edhe në shtypin Shqiptar që botohen në Diaspor.Krijuesi Liman Zogaj, nga viti 1993 (S') Jeton dhe vepron në Gjermani.Poezit e tij jane te botuara në Përmbledhjen me poezi " Metafora e Arratisur"2003 .Ndërsa Librin e Par me Poezi"Kosovë nuk ta Mora Dielli" të botuar më 2006 TOKA IME U ktheva duke qaluar Me dy kukza llamarine Kur desha ta puthi token Mu pergjak balli Kur desha ta puthi shkembin Alga të kuqe mu varën në buzë. Toka ime Në kopsht e shartuar një qershi Mban gjethe te gjelberta Frute te kuqe. Erdha O Tokë e Vatan U betova se kthehem, Besa-Besë. NURI I KALLUR Si harkë me ngjyra në qiell Ylberi Në ngjyrat e yberit Edhe loti im gurr. Biografia mu dogjë në zjarre Portreti im spirr-spirr I gjatë deri te yjet I rëndë deri në palcën e tokës. Me syt e mi kam parë me sopat duke prerë filiza një bujkë me kmesë një fshatar me kosë një femijë duke e bër dheun si Diell një vashë me dy kërhanë një nuse me gjysëm venllo një plakë pa ksulë te bardhe o kam par e qka skam parë. Edhe në piramidën e Keopsit Do ta var portretin tim të thyer Le të prehen aty ererat E le të përgjaket nuri i kallur. DERI KUR Qe njëmijë vjet me pranga gjer në ashtë si qen me zingjirë reth qafe i ngrir duke rrëmihur akuj për varr. Deri kur Arat e bukës shkallmuar me artileri Nga Varret dalin gjarpinj te kuq nga lulet bolla me topa te zinjë as terri nuk u sosë AH -Deri kur personazhë i djegur , Ehu, qe njëmijëvjet në pritje. LOJA I shkrumova gishtrinjët e kërkova shpetimin në gojë- m`u dogjë edhe gjuha edhe buzët. Si fëmijë i kapercenim zjarret, nga shputat e shkrumuara vyshkëshin lulet , thahej blerimi. Sot luani fëmijë ag e terr vetëm me zjarr-Jo se ishte lojë e kallur. Betohem në bukë e sofrë ua them shqipë, pa hile; mos luani me zjarr as mos i thuani lojë se u bie lëkura mbi turm drushë e mishi e kockat u bien kurban në zjarre. NUK QAN BILBILI Edhe më i lart se Korabi plakë edhe më i rëndë se vaji i Bilbilit edhe më e trishtuar se kënga e kukuvajkës -Është Durimi im He e plastë e Dala . MALLI Vetëm desha t' i shikoj sytë e shkruar, tinzisht m`i përgjake buzët puthje të kuqe të fala. Një bluzë të bardhë e valëvitje në erë se paske pasur flamurë për paqë më shpalle dy luftim kur isha i pranguar zingjir nga brezi e deri në fytë e me kleqka të dredhura në këmbë. Sa më ka marr malli të pi ujë bjeshke në burin e vashave me gershetat e dredhur si ylberi. Kur ta solla lule borën, të gjeta duke e cokatur kazmën dhe pëshperisje: Do t`ja rrëmihi varrin shatë pashë . Unë u ktheva me ofshamë dhe belbëzova:- O Zot O Zot sa më ka marrë malli t`a harroj biografin tënde. DIKUR Në gurra ylberi në Ylber kenga e krojeve. Kudhrën e rrahin me hekur të skuqur, me çekan hekuri kurr se ndrron gjeografin e trupit te coptuar. Në furkën e Gjyshës jan tjerrë pejë dhe errësira e nëpër dritën e kandilave portrete të përflakura. NEPER STUHI Qabrati Rreth e rreth Rreze me dioptri te thyer. Ura gurë-gurë të rrënuar te ura e shejt nuk shterr gjiri. Lumi valë-valë të prera nesër deti i qetë. Edhe nëpër stuhi në gjirin e Korabit fole shqiponjash e beteja Skifterësh. KENGE E LOTE Në Hasin e thatë u kthye mërgimtari bukëpjekës në SHBA dikur i bije fyellit,klarinetit sot erdhi me gishta të shkrumuar kur vallzonte me shaminë prej flake në dasmen pa dhëndërr në vallen pa Nuse. E pritem te mulliri i fshatit me lojën “ shqiponjat e ngrira” me këngën"N’ Dardani ka ardhë Dardani..." ai erdhi duke çaluar, me dy kukza llamarine e me buzë të qara nga etja e me dritë të vërbuar në bebza e me një lule loti në duar për varrin e dashnorës vdekur-e harruar phiii qe njëmijë vjetë. TRISHTIMI Skamnori kërkon nëpër skuta një copë lëkur-dreqi për t`i arnuar opingat e shkyra në thembër. I pasuri veshur me kostume nga lëkura e bollave të gurit kërkon planete per verime. Ai ka këpucë për secilën stinë atij i bien shtatë lëkuara ai shtrydhë limon dhe freskohet atij fasuleta i ulet ne djersë dhe gjakë ai drekon dhe bënë gjumë të ëmbël atij i peshperit urija dhe zgjohet ai ecë i shtangur dhe i shikon yjet ai e uron :-sa mire që nuk jemi njësoj sepse sdo te kishte as emer as mbiemer Vetem Mjerimi do te mjaftonte Ehuuu Sa here belbzova- të isha ashtu si nuk jam. DARDANIA E PERGJAKUR A ma jepë pakë dritë O Diellë T ymi ma ka mbuluar Dardanin Y rrnekun e xherdanave e kemi nga gjyshet R embranti i ngjyros fushat dhe lule E shihni si flet shqipë Dardana e Diellori. Q e një shekullë dritë e gjakë Ë shtë arnuar secila plagë me ylber N ënat U rojnë lindjet edhe nëpër furtuna K osovë V arret dhe D ielli E dhe njëmijë shekujë S e harrojnë gjakimin për Liri I kemi amanete N ga Dardania e përgjakur. LULJA E VENITUR Nga herbariumi e mora lulen me gjethe të thara me rrënjë të prera fotosinteza e ngulfatur në terr. As aromë lulja ime në herbariumin e blert -blerim i vrarë.. I PININ LOTET DHE FLENIN Në Aeroportin e Shkupit Qanin tre fëmijë Si gurra u rridhnin lotë, -I barta si zogjë nëpër flakë - thot gjyshi I mbrojta me pushkë e barot. U nisem me aeroplanin LTU E me flakra e qante qiellin -O xhaxhi,jemi ngjitur mbi re sa afër e kemi dhe diellin. Stjuardesa me bluzën ngjyr qielli tha: -bitte schön ,cola und brott, fëmijët e pinin qumshtin e kafesë i pinin dhe lot. Egëzona -Tre fëmijë i`a thithnim gjirin Nënës; O xhaxhi Por shpejtë i shterri gjiri Kishë plagë e plumba në krahëror E kishin mbuluar: gjaku,gjethet e hiri. Flakoni -Nëna na shikonte me buzëqeshje të vrarë por na foli me buzët plotë gjakë, Gjithëmonë ecni shtegut të Lirisë-o Birë Se diell do të lindë nesër E drita agon prapë. Ermali si zog krahëkëputur: -A na shehë bre xhaxhi si tre zogjë të vrarë e ledhatonte motrën i pinin lotët dhe flenin duke qarë. I solla në Düseldorf Babai i mori dhe qante I ledhatonte si zogjë shqiponje Ofshante dhe mallkonte. Ata shkuan,humbën , ikën Nëpër terr, E thashë, terri s`hahet me dhëmbë As deti nuk shterret me gotë Por, dhembja më qoi peshë Për tre zogjë shqiponje Kur flenin të përlotur Kur i pinin lotë. Ilirianë Lladrovci -Baraliu, u lind me dt:10.09.1969, në fshatin Bukosh komuna e Therandës. Shkollën fillore ka mbaruar në fshatin e lindjes Bukosh, Gjimnazi në Therandë. Ka studiuar ne Universitetin e Prishtinës, fakultetit filologjik dega Letërsi dhe gjuhë shqiptare. Ka botuar herë pas here nëpër revista te ndryshme letrare ne Kosovë. Që nga viti 1993 jeton në Gjermani. I Toka ime Mos më prek në tokën time Ti, o njeri narkoman Se gjak iliri e shpatë Skënderbeu jam Mos më prek në penën e Barletit,e Naimit Ti o njeri lakmitar i ndyrë Se kthetra shqiponje kamë E të copëtojë mu në zemër Mos më prek në Flamur Në gjakun e të parëve Në rininë e baballarëve Që nga grilat na pagëzuan Se ta shtyp kokën Ty o ujku i vjetër Se asht e gjak Kosove jam! II Mërgimtarët Kur morët rrugën e kurbetit Dielli perëndoi edhe pse mëngjes ishte Drunjëve u binin gjethet Edhe pse vjeshta ishte shumë larg Kur morët rrugën e kurbetit Lumenjtë vërshuan nga lotët E nënave,nuseve,motrave Kur morët rrugën e kurbetit Fëmijëve iu ngri gazi në buzë. II Shtegtimi Më ikën bilbilat Nuk di se kah vajtën! Thonë se shtegtuan në vende më të nxehta Thonë se atje dielli Po ua përvëlon dhe zemrat Thonë se të gjithë Janë sëmurë nga nostalgjia Nuk dinë rilindin apo perëndojnë Oh sa shumë që janë. IV Ku do të më gjesh! Nëse më kërkon në agim Do të më gjesh në vesën mëngjesore Nëse më kërkon ditën Do të më gjesh në fushat e bleruara Natën më kërko Në dritën e hënës dhe të yjeve Se aty do të më gjeni E zemrën dhe shpirtin Do ma gjesh në vargjet e poezisë. V Njeriu Durim të kesh O njeri i rraskapitur nga jetë Përvil mëngët e puno Vëre syrin në shënjestër E qëllo jetën Por mos harro Se koha mbetet kohë! VI Mbrëmje buzë detit Kur Hëna binte mbi det Deti krahë gjer përgjonte Hënën Si një vashë të bukur Të stolisur më kurora lulesh E diku larg dëgjoheshin Tingujt e një kitare Dhe kënga Rini thuaja këngës Më të bukur që di. VII Unë dhe Pranvera Ti mi falje rrezet e arta të mëngjesit Unë ti falja ëndrrat e bukura të rinisë Ti mi falje këngët e bilbilit Unë ta falja zemrën time Të fluturonte nëpër lulemolla Nëpër livadhe e gjelbëruara Të pushonte duke dëgjuar Gurgullimat e përroit Që kalonte afër shtëpisë sime Ti më fale gjallërinë për jetën Unë gjëja qetësinë e shpirtit Në diellin tënd O moj e bukura pranverë E vendit tim! xxx SHABN CAKOLLI 2. GJURMË PAS GJURME E gjatë kjo natë Sonte gjithçka po fle në qetësinë ë vet Në dhomën time qielli i ka ndezur fanarët të mos tremben qelizat që tajisin lëngun e jetës të gjatë shekujt që flejnë dhomat flejnë qytetet sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët bëjnë qarqe, nëpër vargje të regjur si gëzofet shkrihen në vuajtjet e popullit. E ndiej humbjen Viti shkel vitin pesha bie pingul në shpirtin tim tretur në mërgim Një pjesë e diellit m’ është shkëputur nga qielli i bebëz nga hija e lotit tim derdhur në dhe të huaj Nëse unë s’ kthehem hija ime do të bredhë trotuareve të nbotës pas mallit tim Për çdo natë e bëj nga një shtegëtim në mendje për në shtëpi për amanetin e nënës para se të japë lamtumirën pranverave të ikura pa kthim Hall mbi hall Turma shkojnë turma vijnë mbijnë si bari i keq në faqen e blertë të globit Prej shekulli në shekull kërkojnë lëmoshë trotuareve të fatit Trokasin në portë të hapur kastat luksoze të ngopura parfumnesh të një biznesi të ndyrë Ora jonë Gjurmë pas gjurme bjeshkë pas bjeshke na ndoq sopata shpatën nëpër shekuj Këtu varrë e atje varrë më bëhet shpirti mulli ere në skëterrë pas skëterre deri kur të bredh me bredh kështu,o shpirti im? nga të palarat e botës pelim Këtu s' jam atje s’më lënë, o nënë qenia ime e ndarë në dysh në udhëkryq E bukura More Moj e bukura More si të lash, e më s'të pash si të lash, si të lash si të lash, e më s'të pash (popullore) Ec nëpër të kaluarën për ta gjetur të ardhmen ëndërro shqip, frymo shqip o Arvanit Hy kalabrisht i dehur mendimeve arbërisht e jetën vazhdo prore e dasmën bëje pleqërisht Edhe varrin hape me E bukura More Rro sa malet me dhembjen shkëmbore buzë detit me shikim të humbur nga e bukura More 3. KËNGË NË DARDANË Ty që po vjen Në këtë botë erdhëm njëlloj me rregullat e ngurta të natyrës A lejon natyra pamjet me dy fytyra Njëri maskënatë Sonte gjithçka po fle në qetësinë ë vet laraskë në atë degë të fatit që çukit kokrrat e inatit Me kurriz për murriz tjetri kruan unazat e shekullit Lamturmirë Tërë kohën u rropate për këtë jetë bajate ndërtoje kulla prej letre rrokaqiej e pallate Atë që bëje ditën rrënoheshin brenda nate Falë të qoftë o miku im ky mashtrim Kam një plagë Kam një plagë që më djeg flakë dhembje që më zgjon nga gjumi si me një ushtimë lumi tek vërshon në këtë anëë nëpër Dardanë. Mort Të etur për gjak këta barbarë edhe në ëndrrat e tyre hapnin varr Po nga varri i tyre s’ do mbijë as fije bari vetëm ndonjë gjethe ançari mund ta sjell era nga shkretëtira Këngë në Dardanë Metush Krasniqit Në Dajkoc e në Dardanë anembanë këndohet një këngë përjetësie Këndon bilbili maje lisit për një legjendë që e lindi fisi Këndojnë në kor shkëmbi e lumi duke rënë nëpër fushë për shqiponjen e Krasniqes në qiellin e kuq të Kosovës Kosovës Kosovë copë fushe e Edenit me përmasa ëndrre me qiellin përplot shqiponja që ngrejnë qerdhe nëpër zemrat tona
- Homepage
- LSHAKSH-ne Gjermani-Bordi
- Lajme rreth Lidhjes
- Poezi nga Lidhja
- Gedichte von Pal Sokoli
- Lidhje-Vegza
- Kontakti dhe letra nga miqët
- Anëtarsohu ne LSHAKSH-ne Gj
- Antarët e Lidhjes
- Anëtar nderi
- Kush paguan dhe kush jo
Banner COM